Një pasdite, djali i afrohet nënës së tij dhe i jep një copë letre në të cilën shkruante:
– Për kositjen e barit 3.oo euro
– Për pastrimin e dhomës, tërë javën, 1.oo euro
– Për shkuarje në dyqan 2.oo euro
– Për kujdesin e vëllait të vogël 2.oo euro
– Për hedhjen e plehrave, tërë javën, 1.oo euro
– Për librezën shkollore me nota të mira 5.oo euro
– Për pastrimin e oborrit 2.oo euro
Në fund… Borxhi total … 16.oo euro
Nëna e lexoi letrën, dhe pa asnjë fjalë në tavolinë i la 16.oo euro.
Djali erdhi nga shkolla, dhe porsa i pa të hollat shkoi menjëherë t’i merr ato, por afër tyre e pa një letër në të cilën shkruante:
– Për bartjen nëntëmujore në barkun tim… asgjë
– Për netët e shumta pa gjumë … asgjë
– Për kujdesin dhe lutjet e pandërprera për ty … asgjë
– Për telashet dhe lotët e derdhura … asgjë
– Për frikën dhe shqetësimet … asgjë
– Për ushqimin, rrobat dhe lodrat … asgjë
– Në fund, shpenzimet totale të dashurisë sime për ty janë falas
Kur djaloshi e përfundoi leximin, me lot në sy tha: “TË DUA NËNË”
Ai, menjëherë mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi:
“BORXHI NË TËRËSI U PAGUA”