Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan:
“Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë botë, dritë për të në varr dhe dritë para tij kur kalon sipër Siratit në Ditën e Ringjalljes. Zemrat dhe varret nuk ndriçohen me diçka të ngjashme sesa me përmendjen e Allahut të Lartësuar.”
(El-Uabil Es-Sajjib, 113)
Es Sidij (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Pasha Allahun, përmendja e Tij është gjallëri për shpirtin dhe zemrën.”
(El Feuakih esh Shehijje, 100
Malik ibn Dinar (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Nuk ka diçka që i kënaq më shumë besimtarët sesa përmendja e Allahut të Madhërishëm.”
(Xhami’u El-Ulumi ue El-Hikem, 1/447)