SI PENDOHËT VJEDHËSI?

0
558

Pyetje: Si të pendohet vjedhësi?

Përgjigjie: Nëse sendi i vjedhur gjendet tek ai, e kthen te pronari i saj. E nëse është harxhuar, prishur apo ka mangësi në vle­rën e tij gjatë përdorimit, duhet t’ua kompensojë, përveç në­se ia falin.

Pyetje: Ndiej vështërësi të madhe kur ballafaqohem me ata që u kam vjedhur. Nuk mund t’u tregoj e as t’u kërkoj falje. Si të veproj?

Përgjigjie: Nuk është keq të kërkosh ndonjë rrugë me të cilën do ta zbusësh ngushtësinë tënde kur takohesh me ta. Shembull, për­mes dërgimit të gjërave të tyre me ndonjë person tjetër duke kërkuar të mos përmendet emri yt, ose me anë të pos­tës. Mund t’i lësh, gjithashtu, fshehurazi tek ata, ose të për­dorësh ndonjë truk dhe t’u thuash se ky është haku i tyre që ka qenë te një person i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri. Me rëndësi është t’u kthehet pronarëve haku i tyre.

Pyetje: Kam pas vjedhur më parë nga babai fshehurazi. Tani dëshiroj të pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur sak­të­sisht, dhe më vjen vështirë t’i dal karshi.

Përgjigjie: Duhet ta vlerësosh përafërsisht pasurinë e vjedhur dhe po atë vlerë të hollash lejohet t’ia kthesh babait tënd fshe­hurazi, ashtu siç ia ke marrë.

Pyetje: Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e tashmë jam penduar tek Allahu, por unë nuk i di adresat e tyre.

Përgjigjie: Duhet t’i kërkosh sa të mundesh dhe të kesh kohë. Nëse i gjen, kthejua dhe falëndero Allahun. Por nëse ka vde­kur pronari i pasurisë, t’ua kthesh trashigimtarëve të tij. E nëse nuk i gjen, përkundër përpjekjes tënde të mad-he, atëhe­rë jepe atë sadaka në zëvendësim të tyre dhe bëje nijet për ta, edhe nëse janë jomuslimanë, sepse Allahu, nëse nuk u jep në ahiret, i shpërblen në dynja.

Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cek Ibni Kajjimi në librin e tij “Medarixhus-salikin” (Gradacionet e be­sim­tarëve), se një njeri ka vjedhur në armatën e muslima­nëve. Pas një kohe ai pendohet dhe e sjell atë që ka vjedhur para gjeneralit të ushtrisë, por, ai nuk e pranoi. Ai i tha: “Si ta pranoj kur nuk di se si t’ua shpërndaj ushta­rë­ve haqet e tyre pasi që ata janë kthyer?! I penduari shkon te një dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetva prej tij.” Ai u përgjigj: “O njeri, Allahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e tyre. Një të pestën e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak, kurse tjetrën jepe sadaka në emër të tyre, se Allahu do t’i shpërblejë për të.” Ai ashtu veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha: “Sikur ta jepja unë këtë përgjigje, do të më ishte më e dashur se gjysma e pasurisë sime.”

Pyetje: Ua kam grabitur pasurinë disa jetimëve, pastaj kam bërë tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri është shtuar disa herë. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova për atë që kam bërë. Si më pranohet teubeja?

Përgjigjie: Dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme rreth kë­saj çështjeje. Mendoj se mendim më i afërt është ai i cili tho­të se pyetësi e ka për detyrë tua kthejë kapitalin jeti­mëve dhe t’ua shtojë gjysmën e fitimit.

Atëherë do të konsiderohet ortak i tyre në fitim, kurse kapitali u mbetet atyre.

LIBRI Dëshiroj të pendohem, por …

Muhamed Salih El Munexhid