Ibn Kajjim el Xheuzijeh -Allahu e mëshiroftë- thotë:
“Gjendja e robit në varrin e tij do të jetë e ngjashme me gjendjen e zemrës në kraharorin e tij. Si për nga shpërblimi apo dënimi, burgimi apo lëshimi. Po do të dish gjendjen tënde në varr, shiko gjendjen e zemrës tënde në kraharor. Nëse zemra jote është e mbushur me gëzim, qetësi dhe pastërti, atëherë kjo ka për të qenë gjendja jote në varr, ose anasjelltas.”