Cili është gjykimi për atë që kërkon ndihmë nga një i vdekur?

0
193

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që kërkon ndihmë nga një i vdekur duke thënë p.sh: Ndihmë o filan!? Gjithashtu, çfarë gjykimi ka ai që kërkon ndihmë nga dikush që është gjallë, por që nuk është prezent tek ai që është duke e kërkuar ndihmën?

Përgjigje: Së pari: Ai që kerkon ndihmë nga një i vdekur duke thënë: Më ndihmo o filan, duhet të këshillohet dhe ti tërhiqet vëmendja duke e njoftuar se ky veprim është i ndaluar, madje shirk (ortakëri ndaj Allahut). Nëse insiston në këtë veprim ai nuk konsiderohet musliman, sepse ka kërkuar nga dikush tjetër veç Allahut atë që nuk ka mundësi ta realizojë vetem se Allahu, pra e ka devijuar hakun (të drejtën) që i takon vetëm Allahut për t’ia dhënë një krijese.

Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” [Maide 72].
Së dyti: Të kërkosh ndihmë nga një i gjallë që nuk është present, nuk lejohet, sepse është lutje që i bëhet dikujt tjetër veç Allahut në gjëra që nuk mund ti realizojë vetëm se Allahu. Ky veprim gjithashtu konsiderohet shirk (ortakëri ndaj Allahut). Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” Kehf 110.
Te lutësh një të gjallë që nuk është prezent është lloj adhurimi (sepse ky njeri ka besim se ky i gjallë dëgjon dhe përgjigjet, edhe pse nuk është aty prezent). Ai që e vepron diçka të tillë duhet të këshillohet, nëse nuk e pranon këshillën ai konsiderohet jashtë fesë Islame.

Vetëm Allahu jep sukses, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva]

Abdul Aziz bin Baz,

Abdurrezak Afifi,

Abdullah bin Gudejan,

Abdullah bin Ku’ud.

Përshtati: Fatjon Isufi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here