Në pyetje është vetëm ndërrimi i shprehjeve, ngase, siç dihet, shprehjet lënë gjurmë tek fëmija, i cili nuk është tjetër vetëm se reflektim yti dhe i pamjes sate.
Mos i thuaj: “mos vizato në mur” por thuaji: vizato në fletë pastaj d ta vari fletën tënde në mur.
Mos i thuaj fëmijës: “ngrihu dhe falu, ndryshe shkon në Xhehennem”, por thuaji: eja të falemi që të shkojmë së bashku në Xhennet.
Mos iu drejto fëmijës: “ngrihu dhe rregulloje dhomën, e ke bërë të tërën rrëmujë”, por thuaji: ke nevojë të të ndihmoj për rregullimin e dhomës ngase ti gjithnjë e do pastërtinë.
Mos i thuaj fëmijës: “çohu dhe mëso, lëri lojërat ngase mësimi është më me rëndësi”, por thuaji: nëse e mbaron mësimin më herët, do të luajmë së bashku.
Mos e urdhëro fëmijën t’i pastron dhëmbët por thuaji: unë jam shumë i kënaqur që ti kujdesesh për pastrimin e dhëmbëve.
Mos i thuaj fëmijës: “mos fli në krahun e majtë” por thuaji se Profeti Muhammed [alejhiselam] na ka mësuar të flemë në krahun e djathtë.
Mos i thuaj fëmijës: “mos ha çokollata se të prishën dhëmbët”, por thuaji: unë të kam lejuar të hash një herë gjatë ditës ngase ti je fëmijë i zgjuar dhe e di se nëse ha shumë të prishën dhëmbët.
Përshtati në shqip: Sedat Islami