Çka është Kurani?

Çka është Kurani?

Kurani ėshtė Fjala e All-llahut. Ai nuk ėshtė krijesė. Ai pėrmes engjullit Xhibril i ėshtė japur Muhammedit (alejhis-selam – paqja qoftė mbi tė) i cili mėsonte pėrmendėsh vargjet (Ajetet) tė cilat i pranonte, ua lexonte shokėve tė tij tė cilėt ndonjėherė ishin me tė pėrderisa ngjante kjo dhe i urdhėronte ata qė menjėherė t’i shkruajnė ato. Muhammedi (alejhis-selam – paqja qoftė mbi tė) mbante njė kopje tė pjesėve tė shpallura ose tė zbritura nė shtėpinė e tij. Kur’ani ėshtė i fundit nga librat e All-llahut, i cili ka zbritur ose shpallur vazhdimisht gjatė njė periode prej njėzet e tre vitesh. Ai ėshtė i ndarė nė 144 kaptina (Surah) me gjatėsi jo tė barabartė. Ai ėshtė njė nga burimet themelore tė mėsimeve islame. Disa nga vargjet dhe kaptinat e tij janė zbritur nė Mekė, kurse tė tjerat nė Medinė. Kaptinat dhe vargjet mekase kryesisht janė pėrqėndruar nė qėshtje themelore tė besimit (akideh), siē ėshtė pėr shembull monoteizmi – besimi nė njė Zot, shenjat e ekzistimit tė All-llahut, ringjallja, jeta pas vdekjes dhe Dita e ringjalljes. Theksi nė besimin nė tė qenurit e All-llahut Njė Zot dhe i vetėm ishte gjėja kryesore nė tė cilėn fokusoheshin mesazhet me tė cilat All-llahu i kishte dėrguar tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit gjithė njerėzimit, duke u nisur nga Ademi e deri te Muhammedi (alejhimus-selam – paqja qoftė mbi ta) nė fund. Kaptinat e shpallura nė Medinė interesoheshin pėr veprat e adhurimit dhe pėr punėt qė kanė tė bėjnė me tė gjitha aspektet e jetės.

Autenticiteti i Kuranit Fisnik

Asnjė popull kurrė nuk ėshtė intersuar, nuk ka respektuar dhe nuk ka ruajtur librat e tij tė shenjtė sikurse qė populli musliman ėshtė interesuar pėr Kur’anin, e ka respektuar dhe e ka ruajtur atė. Pėr dallim nga librat dhe shkrimet tjera tė shenjta qė i kanė paraprirė atij, Kur’ani kurrė nuk ėshtė mbajtur nė duart e ndonjė grupi apo klani tė caktuar musliman qė dikush tė mund tė dyshojė se ėshtė falsifikuar apo ėshtė ndryshuar ai. Muslimanėt janė tė obliguar ta recitojnė atė nė lutjet e tyre ditore dhe t’i drejtohen pėr gjykim final atij pėr tė gjitha debatet dhe kundėrshtimet mes tyre. Kur’ani u pėrmbledh nė kohėn kur ata tė cilėt e kishin mėsuar pėrmendėsh atė sa ishte gjallė Pejgamberi (alejhis-selam – paqja qoftė mbi tė) ishin ende gjallė. All-llahu kishte premtuar ta ruajė atė. Ai ashtu i ruajtur do tė jetė deri nė Ditėn e ringjalljes. Muslimanėt sot lexojnė dhe recitojnė po atė tekst kur’anor i cili lexohej dhe recitohej gjatė jetės sė pejgamberit Muhammed (alejhis-selam – paqja qoftė mbi tė) dhe shokėve tė tij. Asnjė gėrmė e vetme nuk iu shtua Kur’anit, e as nuk u fshi nga ai. Pasi qė Dr. Maurice Bucaille studioi dhe provoi Kur’anin pėrfundoi:

“Falėnderuar autenticitetit tė tij tė padyshimtė, teksti i Kur’anit zė njė vend tė pa shok nė mesin e librave tė shpallura.” *

Kur’ani si mrekulli

All-llahu i Lartėmadhėrishmi ka sfiduar arabėt dhe jo arabėt tė prodhojnė njė Kur’an tė njejtė me atė hyjnorin. Sfida pastaj u reduktua nė dhjetė kaptina, dhe pėrsėri ata nuk patėn sukses ta bėjnė atė. Mė nė fund, All-llahu i sfidoi ata tė prodhojnė vetėm njė kaptinė tė njejtė me tė tijin. Megjithėse arabėt nė atė kohė ishin zotėrues tė gojėtarisė dhe retorikės ata nuk patėn mundėsi tė pėrballojnė kėtė sfidė. Ata kuptuan se ai nuk mund tė jetė nga askush tjetėr pos All-llahut, Zotit tė botėrave.

Dallimi nė mes mrekullive tė tė dėrguarve tė mėparshėm, tė cilat argumentonin vėrtetėsinė e tyre, dhe tė dėrguarit tė fundit tė All-llahut ėshtė ajo se ato kishin ndikim vetėm gjatė kohės sė ngjarjes sė tyre, ndėrsa mrekullia e tij, fjala ėshtė pėr Kur’anin, ka mbetur dhe do tė mbetet ndikuese, e pėrhershme dhe e pasfiduesshme deri nė Ditėn e ringjalljes.

Kur’ani si ligj gjithpėrfshirės

Kur’ani konstituon konceptin mė gjithpėrfshirės tė Islamit nė nivel praktik, si burim i Ligjit hyjnor (Sheriah, Sheriat). Ai ėshtė gjithėpėrfshirės, ngase pėrmban ligj, si dhe parime morale dhe besimin tė cilin ēdo musliman duhet ta pranojė. Sheriati islam nuk ėshtė i pėrshtatshėm vetėm pėr muslimanėt, por pėr gjithė njerėzimin nė tė gjitha kohėt. Ligji islam qeveris tė gjitha veprat njerėzore duke planifikuar detyrat publike dhe private tė ēdo personi karshi All-llahut dhe njerėzve tjerė.

Ligjet njerėzore mund tė pėsojnė ndryshime dhe mbėshteten nė teori. Kur disa ligjvėnės propozojnė dhe aprovojnė njė ligj tė ri si rezultat i nje teorie tė re, ligjet ndryshojnė vazhdimisht si shkak i kėsaj. Legjislatura hyjnore, nė anėn tjetėr, ėshtė e pandryshueshme dhe e pėrhershme, ngase vėnėsi i saj ėshtė i Pėrjetshmi dhe i Gjithmonshmi. Ai ėshtė Krijuesi i cili krijoi njerėzit dhe caktoi pėr ta atė ēfarė do t’u pėrshtatet nevojave tė tyre deri nė fund tė botės. Pėr kėtė arsye Kurani, si Shpallje e fundit tė Dėrguarit tė fundit, zėvendėson tė gjitha shpalljet e mėparshme.

Shumė profeci nė Kur’an janė pėrmbushur. All-llahu u premtoi atyre tė cilėt besuan dhe bėnė punė tė mira se me siguri do t’i bėjė fitues nė tokė. Ata qeverisėn njė sipėrfaqe tė gjėrė tė tokės e cila pėrfshinte shumė shtete nė tokė. Kur’ani paralajmėroi fitoren e romakėve kundėr persianėve . All-llahu thotė:

“Romakėt u mundėn. Nė tokėn e afėrt, dhe pas humbjes ata do tė jenė fitimtarė . Brenda tri deri nėntė vjetėsh. Vendosja e ēėshtjes, para dhe pas ėshtė vetėm nga All-llahu. Dhe atė ditė besimtarėt (muslimanėt) do tė gėzohen (nga fitorja qė All-llahu u jep romakėve kundėr persėve).“ (30 :2-4)**

Personi i cili lexon Kur’anin objektivisht do tė vėrejė se profecitė nė Kur’an nuk janė rastėsi, pandehje dhe spekulime. Kjo ėshtė sepse, Ai i cili i shpalli ato ėshtė mu Ai i cili i paracaktoi tė gjitha ngjarjet deri nė Ditėn e ringjalljes.

* Dr. Maurice Bucaille ėshtė kirurg i cili shprehi njė interesim tė madh pėr aspektet shkencore tė Kur’anit. Ai mėsoi arabishten dhe pati mundėsi tė mėsojė Kur’anin nė tekstin origjinal tė tij. Ai u mahnit me tė dhėnat precise shkencore tė tij. Si rezultat i studimit tė tij, Dr. Maurice Bucaille kaloi nė Islam.

**Kjo profeci haset nė kaptinėn 30 tė titulluar Ar-Rum (Romakėt). Fjala ėshtė pėr betejėn qė ngjau nė mes tė persianėve dhe romakėve nė vitin 614, kur romakėt u mposhtėn. Tetė vite mė pas, romakėt fituan persianėt, dhe profecia e Kur’anit u pėrmbush.

Nga: (A Brief Look Upon Islam, …)

Pėrktheu: Gėzim Selaci