Home Zgjodhëm për ju. Allahu është më i Bukuri dhe e do të bukurën

Allahu është më i Bukuri dhe e do të bukurën

Nga Abdullah ibėn Mesudi, radiallahu anhu, transmetohet qė ka thėnė se Pejgamberi, salallahu alejhi ua selam ka thėnė: “Askush nuk do tė hyjė nė Parajsė nėse ka mendjemadhėsi sa njė grimcė nė zemrėn e tij”. Njė burrė ka thėnė: “Cfarė duhet tė bėhet nėse njė burri i pėlqen tė vishet me rroba tė mira dhe kėpucė tė mira?Ai tha: “Allahu ėshtė mė i bukuri dhe e do tė bukurėn. Mendjemadhėsia ėshtė mohimi i tė vėrtetės dhe mospėrfillja ndaj tė tjerėve”. [1]

Ibnul-Kajimi [d751 ] rahimahullah ka thėnė duke komentuar mbi kėtė hadith:

“Fraza “Allahu ėshtė mė i bukuri dhe e do tė bukurėnpėrfshin rrobat mė tė bukura pėr tė cilat u folėn nė tė njėjtin hadith. Kėtu kuptimi ėshtė pėr bukurinė nė tė gjtha gjėrat. Nė Sahihun e Muslimit thuhet: “Allahu ėshtė mė i Miri dhe pranon atė qė ėshtė e mirė”[2]

Nė Sunanin e et-Tirmidhiut thuhet: “Allahu don tė shohė efektet e begative tė tij mbi robin e tij”. [3]

ėshtė transmetuar qė Ebul Ahuas el-Xhashani ka thėnė: “Profeti salallahu alejhis ua selam mė pau tė vishem me rroba tė vjetra tė harrnuara dhe mė pyeti”A nuk ke pasuri?”Unė i thashė “Tė gjithė atė qė Allahu mė ka dhėnė nė deve dhe dele”. Ai i tha”Atėhere paraqit begatitė bujare qė Ai tė ka dhėnė ty”. [4]

Allahu subhane ua teala don qė efektet e begative tė Tij ndaj robit tė Tij tė paraqiten sepse kjo ėshtė pjesa e mirėnjohjes pėr begatitė e tij tė cilat formojnė njėė bukuri tė brendshme [bukurinė e karakterit] Allahu don tė shikojė bukurinė e brendshme tė mirėnjohjes sė tyre ndaj Tij pėr kėto begati. Sepse Ai don tė bukurėn Ai dėrgon mbi robėrit e Tij rroba dhe zbukurime me tė cilat ata mund ta bėjnėė paraqitjen e jashtme tė bukur ddhe Ai i jep atyre takua [devotshmėri] e cila i bėn karaktėristikat e brendshme tė bukura. Allahu thotė:

“O ju bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė ai ėshtė mė i miri. Kėto janė nga argumentet e Allahut ashtu qė ata tė pėrkujtojnė”. [El-Araf: 26]

Dhe Ai thotė duke folur pėr njerėzit e xhennetit:

“Po Allahu i ruajti ata prej sherrit tė asaj dite dhe u dhuroi shkėlqim nė fytyra dhe gėzim tė madh. Dhe pėr shkak se ata duruan i shpėrbleu me xhennet dhe me petka mėndafshi”. [El-Insan: 11-12]

Fytyrat e tyre do tė bėhen tė bukura me nadrah [dritėn e bukurisė] brendėsi e tyre tė mbushura me gėzim dhe trupat e tyre me rroba tė mėndafshta. Sic Allahu don bukurinė nė fjalėt, veprat, rrobat dhe paraqitjen e jashtme.

Ai urren tė shėmtuarėn dhe njerėzit e asaj dhe don tė bukurėn dhe njerėzit e saj. Por dy grupe janė tė c’orientuar pėrsa i pėrket kėsaj cėshtjeje; njė grup i cili thotė qė cdogjė qė Ai ka krijuar ėshtė e bukur kėshtu qė Ai don tė gjithė atė qė ka krjuar dhe ne duhet tė duam tė gjithė Atė qė Ai ka krijuar dhe mos tė urrejmė asgjė. Ata thonė: “Kushdo qė kupton qė e gjitha ajo qė ekziston vjen nga Ai do ta shohi tė bukur… kėta njerėz qė nuk kanė asnjė sens xhelozie pėr hir tė Allahut ose tė denoncojnė tė keqen [munkar] ose pėr xhihadin [luftėn] pėr hir tė Allahut ose duke qėndruar brenda limiteve qė Ai ka caktuar. Ata shohin bukuritė e imazheve burra apo gra si pjesė e tė bukurės qė Allahu don dhe kėrkojnė tė adhurojnė Allahun pėrmes veprave imorale. Disa prej tyre shkojnė aq larg sa tė thonė qė Ai tė cilin ata e adhurojnė ėshtė i manifestuar ose mishėruar nė kėta imazhe. (velIjadhu billah)

Grupi i dytė nė anėn tjetėr thotė qė Allahu dėnon imazhet, format dhe paraqitjen e jashtme tė bukura. Allahu thotė pėr munafikėt [hipokritėt]: “E kur t’i shohish ata trupat e tyre tė mahnisin e kur flasin fjlaės sė tyre i vė veshin. Po ata janė si trungujt e zgavruar e tė mbėshtetur e cdo zė e mendojnė se ėshtė kundėr tyre. Ata janė armiq pra ruaju prej tyre!Allahu i vraftė, si shmangen nga e vėrteta!”[El-Munafikunė: 4]

Nė Sahihun e Muslimit ėshtė transmetuar qė Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: ‘Allahu nuk shikon nė paraqitjen tuaj tė jashtme as nė pasurinė tuaj por Ai shikon nė zemrat dhe veprat e tija”[5]

Sipas njė hadithi tjetėr: “Turpi ėshtė pjesė e besimit”[6]

Allahu dėnon ata tė cilėt janė ekstravagant (qė teprojnė nė zbukurime sh.r.) tė cilėt vishen me ekstravagancė ashtu si dhe ata nė ushqim dhe pije.

Nė mėnyrė qė tė sistemojmė kėtė diskutim ne mund tė themi qė bukuria nė veshje dhe paraqitjen e jashtme ėshtė nė tre lloje, njėra ėshtė e fajsueshme dhe njėra qė nuk ėshtė as e urdhėruar as e fajsueshme.

Lloji i bukurisė e cila ėshtė urdhėruar ėshtė qė ajo bėhet pėr hir tė Allahut pėr t’iu bindur Allahut dhe pėrmbushur urdhėrave tė Tij tė tilla si kur Profeti salallahu alejhis ua selam e ka zbukuruar vetveten e tij kur ėshtė takuar me delegacionet qė vinin tek ai.

Kjo ėshtė sikur veshja ushtarake ose pajisjet ushtarake kur luftojnė ose veshja e bukur dhe pėr tu dukur [pėrballė armikut].

Kjo ėshtė e urdhėrueshme sepse ėshtė bėrė pėr tė ngritur fjalėn e Allahut supreme dhe tė mbėshtesi fenė e Tij dhe mėrzinė e armiqve tė Tij.

Lloji i bukurisė sė fajsueshme ėshtė ajo qė ėshtė bėrė pėr hir tė kėsaj bote pėr arsye fuqie, mendje madhėsi dhe pėr tu dukur ose pėr tė pėrmbushur disa dėshira vetjake.

Kjo gjithashtu pėrfshin raste ku bukuria ėshtė gjithcka pėr njė person dhe ėshtė e vetmja gjė qė i intereson. Shumė njerėz nuk kanė interesa tė tjera pėrvec saj. Pėrsa i pėrket llojit tė bukurisė e cila nuk ėshtė as e urdhėruar e as e fajėsuar ėshtė ajo qė nuk ka tė bėjė me asnjėrėn nga qėllimet e mėsipėrme [as pėr hir tė Allahut dhe as pėr hir tė qėllimeve tė kėsaj bote].

Hadithin nėn diskutim i referohet dy principeve tė rėndėsishme dijes dhe sjelljes. Allahu subhane ua teala duhet tė njihet pėr bukuri qė nuk ka ngjasim me askėnd dhe Ai duhet tė adhuroht me gjėra tė bukura tė cilat Ai i do nė fjalė, vepra dhe sjellje.

Ai dėshiron qė robėrit e Tij tė zbukurojnė gjuhėt e tyre me tė vėrtetėn, tė zbukurojnė zemrat e tyre me devotshmėri tė sinqertė, dashuri, pendesė dhe besim tek Ai, tė zbukurojnė aftėsitė nė bindje dhe tė zbukurojnė trupat e tyre duke shfaqur begatitė e Tij mbi ata nė rroba dhe duke i mirėmbajtur pastėr; duke shkurtuar qimet, duke pastruar thonjtė.

Kėshtu ata e njohin Allahun pėrmes kėtyre cilėsive tė bukurisė dhe duke kėrkuar pėr t’iu afruar pėrmes fjalėve , veprave dhe sjelljeve tė mira. Ata e njohin Atė pėr bukuri e cila ėshtė njė cilėsi e Tij dhe ata e adhurojnė Atė pėrmes bukurisė tė cilėn Ai e ka pėrshkruar dhe fenė e Tij. Hadithi kombinon kėto dy principe tė dijes dhe sjelljes”. [7]

Referenca:

[1]Muslimi [131]

[2]Muslimi [1686]

[3]Et-Termidhiu [2963]

[4]Ahmedi [15323] dhe Et-Termidhiu [1929] dhe Nasai [25128]

[5]Muslimi [1356]

[6]Ibn Maxha [4108] dhe Ebu Daudi [3630]

[7]El-Fauail-id [1/185]

Ibnul-Kajim el-Xhevzijje

Pėrktheu: [Ammar] Ardit Kraja

Previous articleKush është njeriu që u bë shkaktar që Islamin ta pranojnë mbi 100.000 njerëz?
Next articleÇka është Kurani?