Cili është gjykimi i sheriatit mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?

0
207

12Pyetje:
Cili është gjykimi i sheriatit mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?

Përgjigja:
Së pari: Dita e lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk është e ditur në mënyrë të prerë, bile disa dijetarë bashkohorë hodhën në shesh se ajo është dita e nëntë e Rebiul Evvel e jo e dymbëdhjeta, kështuqë festimi i kësaj feste ditën e dymbëdhjetë nuk ka kurrëfarë baze nga aspekti historik.
Së dyti: Sa i përket aspektit fetar apo sheriatit, gjithashtu kjo festë nuk ka bazë, sepse sikur kjo të ishte prej sheriatit të Allahut; atëherë këtë do ta vepronte Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem apo do t`ua kishte komunikuar një gjë të tillë ummetit të tij, e nëse këtë do ta kishte bërë d.m.th sikur ta vepronte apo komunikonte kjo do të ishte e obliguar që të jetë e ruajtur në përputhshmëri me fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur`anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”
(El Hixhr 9)
E pasiqë për një gjë të tillë nuk kemi ndonjë informatë përfundojmë se kjo festë nuk ështe prej fesë së Allahut të Lartësuar. Pasiqë kjo nuk është prej fesë së Allahut, neve nuk na u lejohet në asnjë mënyrë që më këtë ta adhurojmë Allahun apo me të të afrohemi tek Ai. Kur Allahu i Lartësuar ka vënë rrugë të veçantë për të arritur tek Ai -e ajo është me çfarë ka ardhur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem- si na u lejohet neve e ne jemi robë që të vijmë me një rrugë nga vetja jonë, e cila na afron tek Allahu? Kjo është krim në hakun e Allahut të Lartësuar që të vëjmë në fenë e Tij diçka që s’është prej saj, siç përmban kjo edhe përgënjështrim të fjalës së Allahut të Lartësuar:
“sot përsosa pë ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, zgjodha për ju islamin fe”
(El Maide 3)
Ne thojmë: Kjo festë nëse është prej plotësimit të fesë, patjetër do të ishte e duhur që të ishte prezente para vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e nëse ajo nuk është prej plotësimit të fesë atëherë kjo nuk ka mundësi që të jetë e fesë; ngase Allahu i Lartësuar thotë: “…sot përsosa për ju fenë tuaj…” (El Maide 3) E ai i cili pretendon se kjo është prej plotësimit të fesë, ky së pari ka shpikur diçka të re pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem si dhe fjala e tij përmban përgënjështrim të këtij ajeti fisnik.

Nuk ka dyshim se ata të cilët festojnë ditëlindjen e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me këtë dëshirojnë lavdërimin e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shfaqjen e dashurisë ndaj tij, aktivizimin e energjive në mënyrë që të gjindet tek ata në këtë festim përmallim për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e që të gjitha këto që u përmënden, pa dyshim se janë prej ibadeteve (adhurimeve). Dashuria ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, bile nuk plotësohet imani derisa të jetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem më i dashur tek njeriu se sa vetja e tij, femiu i tij, prindi tij dhe njerëzit në përgjithësi, poashtu lavdërimi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, ngjashëm edhe përmallimet dhe mallëngjimet për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem janë prej fesë ngase në këtë ka anim nga sheriati i tij. Pra, festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me qëllim afrimi tek Allahu apo me qëllim lavdërimi të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe nëse është ibadet nuk lejohet kurrsesi që të çpiket në fenë e Allahut të Lartësuar diçka që s’është prej saj; pra festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është bidat dhe njëkohësishtë i ndaluar (haram).

Pastaj ne dëgjojmë se në këtë festim ka gjëra të shëmtuara, të cilat si pranon as sheriati, as ndjenja e as mendja. Ata kendojnë disa vjersha ( si mevludi psh. shën. i përkth.) në të cilat ka teprim në Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem derisa e kanë bërë më të madh se Allahun e Lartësuar (Allahu na ruajtë!), e prej këtyre gjërave siç dëgjojmë për injorancën e disa festuesve, të cilët kur lexuesi lexon tregimin mbi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe arrit të fjala: (Ka lindur Mustafaja (Muhammedi s.a.v.s)), ngritën të gjithë në këmbë sikur të ishin një përson, thonë: “Prezenton shpirti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ne ngritemi madhërim për të”, e kjo është injorancë. Pastaj nuk është prej edukate që të ngritën ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urrejtur një gjë të tillë, e shokët e tij, të cilët padyshim janë që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe më shumë e kanë lavdëruar se sa ne; nuk janë ngritur për të ngase kanë parë në këtë urrejtjen e tij për këtë verpim, pra e gjithe kjo e ai duke qenë gjallë e si atëherë me këto imagjinata?

Shejh Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here