Rast interesant! Çfarӫ i ndodhi djaloshit hanefij fanatik

0
258

37. Busan mosque

El-Kadij Ebu Et-Tajib thotӫ: ” Ishim nӫ kuvend tӫ diskutimit nӫ Xhaminӫ Mensur, papritmas erdhi njӫ djalosh nga Horasani dhe pyeti pӫr çӫshtjen e Mussarras* – ai djalosh ishte nӫ medh’heb hanefij- . Pӫr kӫtӫ çӫshtje ai kӫrkoi argument. Kur iu sjell hadithi** i Ebu Hurejres radijallahu anhu qӫ ӫshtӫ i posaqӫm pӫr kӫtӫ çӫshtje tha; Ebu Hurejra nuk ӫshtӫ i pranuar nӫ hadith***. Me tӫ pӫrfunduar kӫtӫ fjalӫ u lӫshua njӫ gjarpӫr i madh nga tavani i xhamisӫ. Njerӫzit u frikӫsuan, ndӫrsa djaloshi iku, e gjarpri e ndjekte mbrapa. Dikush i tha: pendohu, ai tha; u pendova. Nӫ atӫ çast gjarpri  u fsheh dhe nuk u pa asnjӫ gjurmӫ e tij.**** 

Thotӫ imam Dhehebiu:  “Transmetuesit e kӫtij rasti janӫ imamӫ“.

—————–

*El-Musarra quhet veprimi kur deveja, lopa apo delja lihet me qӫllim pa u mjelӫ dhe qumshti grumbullohet nӫ gjinjӫt e saj. Pronari shfrytӫzon rastin dhe e rrit qmimin e kafshӫs. Posa tӫ milet del nӫ pah se ajo  kafshӫ nuk ka qumsht ashtu siç shihej para se tӫ blihej.

** Hadithin e Ebu Hurejrӫs e transmetojnӫ Buhariu (2150) dhe Muslimi (3809) qӫ tӫ dy takohen tek  Maliku e ai nga Abdullah ibӫn Dhekvani, nga El-A’rexhi nga Ebu Hurejra se i Dӫrguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thӫnӫ:” Mos i leni t’i fryhen gjinjӫt deveve e as deleve. Kush e blen atӫ duke qenӫ kӫshtu pasiqӫ ta ketӫ mjelӫ ai ӫshtӫ mes dy zgjedhjeve; nӫse ӫshtӫ i kӫnaqur e mban atӫ, e nӫse jo e kthe atӫ dhe bashkӫ me tӫ njӫ “Saun- tetӫ grushta” me hurma”. Pra e kthen atӫ me arsye tӫ mangӫsisӫ nӫ kafshӫ, ndӫrsa hurmat i kthen si dӫmshpӫrblim pӫr qumshtin e mjelur. Ky ӫshtӫ mendimi i Malikut, Shafiut, Lejthit, Ahmedit, Is’hakut, Ebu Ubejdes dhe Ebu Thevrit.

*** Nӫ “Usul Es-Serhesij”(1/341) qӫndron: ” Transmetimi i Ebu Hurejres nӫse pӫrputhet me analogjinӫ-kijasin punohet me tӫ. Ndӫrsa nӫse e kundӫrshton analogjinӫ por ymeti e ka pranuar atӫ hadith atӫherӫ prap punohet me tӫ. E nӫse mshilen tӫ gjitha dyert e Kijasit atӫherӫ kijasit tӫ sakt me rregulla sheriatike i ipet pӫrparsi ndaj transmetimit tӫ tij.

Fahrul Islam thotӫ:” Transmetuesi i hadithit ose ӫshtӫ fekih ose nuk ӫshtӫ fekih por i njohur me transmetime tӫ shumta, apo nuk ӫshtӫ fekih dhe nӫ tӫ njӫjtӫn kohӫ nuk ӫshtӫ i njohur me transmetime pӫrveq se me dy ose tri hadithe. Transmetimi i fekihut ӫshtӫ i pranuar dhe duhet tӫ punohet me tӫ edhe nӫse e kundӫrshton analogjinӫ-kijasin. Jo fekihut por qӫ ӫshtӫ i njohur me hadithe gjithashtu i pranohet transmetimi dhe lihet pӫr tӫ kijasi, vetӫm nӫse kundӫrshton tӫ gjitha analogjitӫ dhe mbyllet dera e analogjisӫ plotӫsisht. Ky ӫshtӫ mendimi i imam Isa Ibӫn Eban, Kadi Ebu Zejd. Ndӫrsa,  shejh Ebul-Hasen El-Kerehij  mendon se pranohet sikur tek fekihu.

Ndӫrsa disa tӫ tjerӫ tek hadithi i Mussaras kanӫ thӫnӫ:” Ebu Hurejra nuk ӫshtӫ fekih, dhe hadithi kundӫrshton tӫ gjitha analogjitӫ”.

Fjala e tyre: ” Ebu Hurejra nuk ӫshtӫ fekih” ӫshtӫ e padrejtӫ, ngase ai ishte muxhtehid qӫ nuk ka dyshim nӫ fik’hun e tij. Ai gjatӫ kohӫs sӫ Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem jepte fetfa, por edhe pas vdekjes sӫ tij. Kundӫrshtonte ibӫn Abasin nӫ fetfatӫ e tij. Ebu Hanifja rahimehullah punoi me hadithin e Ebu Hurejres radijallahu anhu:” Ai i cili ha nga harresa le ta plotosoj agjӫrimin e tij” edhe pse kӫtu analogjia thotӫ tӫ prishet agjӫrimi, por Ebu Hanifja la analogjinӫ pӫr shkak tӫ hadithit tӫ Ebu Hurejres.

**** Marrӫ nga Sijeru E’alamin-Nubelai” tӫ imam Dhehebiut (2/618-619). Boton Err-Rrisale, botimi i njӫmbӫdhjetӫ viti 2001. Me verifikim tӫ Muhadithit Shuajb Arnautit dhe tӫ tjerӫ. Ndӫrsa kӫto tri çӫshtje i shtjelloi verifikuesi i kӫtij libri Allahu e shpӫrbleftӫ pӫr mbrojtjen qӫ ia bӫri Ebu Hurejres, Allahu i dhasht shӫndet e jetӫ tӫ gjatӫ me vepra tӫ mira.

Mr.Fidan Xhelili (Amman –Jordani)

11.06.2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here