Nëse mendoni se i dini të gjitha përdorimet e limonit, ne po ju shtojmë edhe disa të tjera, që besojmë se do t’ju pëlqejnë.
Heq erërat e këqija të frigoriferit shumë lehtësisht. Shtrydhni një limon mbi sfungjer ose pambuk dhe lëreni atë në frigorifer për disa orë. Sigurohuni gjithashtu që të hiqni të gjitha ushqimet që shkaktojnë erën e keqe.
Tensioni i lartë i gjakut
Limoni përmban Kalium që kontrollon tensionin e lartë të gjakut dhe ul efektet e marramendjes dhe të vjellave
Kundër plakjes
Dhe patjetër që limoni ndihmon edhe kundër plakjes së lëkurës, pasi është pa kalori dhe ka antioksidant.
S’e lë lulelakrën të bëhet kafe
Lulelakra zakonisht merr ngjyrë kafe kur gatuhet. Mund të siguroheni që perimet e bardha të qëndojnë të bardha duke hedhur një lugë çaji me lëngë limoni në to para se t’i gatuani.
Shëndeti mendor
Uji me limon gjithashtu ndikon në humorin tuaj dhe ju largon stresin. Ata që bëjnë ecje të gjata dhe udhëtarët në botë, si dhe eksploruesit e shohin limonin si një bekim nga Zoti. Kur fillon lodhja, një vrimë në majën e limonit dhe thithet e gjithë brendësia duke vepruar si ilaç dhe duke ju dhënë freski.
Problemet me frymëmarrjen
Uji me limon ju ndihmon të merrni frymë lirisht, si dhe ndihmon personat që vuajnë nga astma.
Gurët e veshkave
Pirja e rregullt e lëngjeve të freskët, ose thjesht lëng limoni me ujë, mund të ndikojë në prodhimin e citratit urinar, një kimikat në urinë që parandalon formimin e kristaleve që më pas kthehen në gurë veshkash.
Trajton infeksionet
Uji i limonit lufton infeksionet e fytit falë aftësive të tij antibakteriale. Nëse uji me kripë s’bën për ju, është koha të provoni ujë me limon për gargarë.