...
Home Këshilla mjeksore Do të flesh më mirë? Ha më shumë oriz!

Do të flesh më mirë? Ha më shumë oriz!

0
263

Orizi ka një tregues glicemik më të lartë se i ushqimeve të tjera të pasura me karbohidrate, si makaronat apo buka, dhe rrit nivelin e një proteine që rregullon nivelin e serotoninës, të njohur si “hormoni i humorit të mirë” ku përfshihet dhe mekanizmi i fjetjes.

Kjo është ajo çka është publikuar në revistën “Plos One”, ndërsa studimi është kryer nga Universiteti Mjekësor Kanazava, në Japoni.Orizi

Studimi ka përfshirë 1848 vetë të moshës 20-60 vjeç në mënyrën se si ushqehen, duke i bërë të mbajnë shënim të gjitha herët që hanin makarona, bukë apo oriz, dhe duke vlerësuar kështu cilësinë e gjumit nisur nga niveli i tyre.

U zbulua se personat që hanin më shumë oriz krahasuar me karbohidratet e tjera si makaronat apo buka, flinin më qetë.

Studimi ngriti hipotezën se orizi ka një tregues glicemik më të lartë se ushqimet e tjera me karbohidrate që rrit nivelin e triptofanës, një lloj proteine që ndikon në prodhimin e serotoninës. Kjo e fundit mes funksioneve të tjera ka edhe ndikimin në cilësinë e gjumit./ANSA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here