Cfarë lloji mjalte të përdorim për ankesa të caktuara ?

0
226

Pyetja më e shpeshtë e përdoruesve të mjaltit është:”Cili lloj i mjaltës është më i mirë?” Përgjigje nuk ka. Cdo mjaltë natyrale është i mirë dhe ka cilësi të nevojshme për largimin e ankesave të caktuara. Më poshtë do ju sjellim përshkrimin e llojheve të ndryshme të mjaltës dhe se për cfarë janë më të përshtatshme.

Sa i përket kualitetit, mundë të sjellim një, të dhënë gati të panjohur – dëshmi se ju po konsumoni mjaltë të duhur, natyrale është ndjenja e pickimit/djegjes deri sa ju ngadal e shkrini në gojë dhe fyt. Këtë efekt e jep helmi të cilin bletat me qëllim të ruajtjes e vendosin në mjaltë. Gjatë përzgjedhjes  së llojit të duhur të mjaltit për parandalimin dhe largimin e sëmundjeve është mirë të konsultoheni me një apiterapeut me përvojë, njohës i prodhimeve të bletave honey-318171_640mjaltëprodhuese.

Mjalti i Bagremit

Është i mirë për ata që kanë crregullime të tretjes, ndikon si qetësues dhe e stabilizon tërë organizmin. Pasi ka sasi të madhe të fruktozës mundë ta përdorin edhe diabetikët. Preferohet ëshë për fëmijë deri në moshën tre vjeqare pasi është i lehtë.

 Mjalti i Blinit

Vepron si antiseptik dhe qetësues. Përdoret te gripi, ftohjet, bronkiti dhe sëmundjet e frymëmarrjes të shkaktuara nga streptokoket, stafilokoket dhe bakteriet e tjera gram-pozitive. Nxitë djersitjen dhe gjatë marrjes këshillohet që një kohë të caktuar të qëndrohet në shtrat.

 Mjalti i Malit

Përmban 13 herë (e më tepër) substanca minerale nga lloje të luleve. Veqanërishtë është i pasur me kriprat e hekurit, të cilat kanë rëndësi në forcimin e gjakut, proqeset oksidative dhe proqesin e rritjes, që është veqanërishtë e rëndësishme në fëmijëri. Preferohet te anemia, sëmundjet gjinekologjike, respiratore dhe sëmundjet e tjera.

Mjalti i Gështenjës

Mjalti nga gështenja ka një aromë karakteristike intenzive dhe me shije aromatike dhe të hidhur. Ndihmon në crregullimet e organeve të tretjes (lukth, mëlqi, fshikëz të tëmthit, zorrë dymbëdhjetëgishtore). Këshillohet për mjekimin e të thatit të lukthit dhe dymbëdhjetëgishtores, verdhëzës, bakterieve në kanalin urinar. Forcon muskulin e zemrës. Disa hulumtime tregojnë se mjalti nga gështenja është njëri prej mjaltëve më kualitative në botë. Mjalti nga gështenja është i përshtatshëm për gatimin e ëmbëlsirave shtëpiake dhe kek me xhenxhefil, po përshkak të aromës së tij mbretërore.

Mjaltë i Sherebeles

Mjalti nga sherebela përfitohet nga lulja e sherebelës, ndërsa mblidhet nga mesi i muajit maj deri kah mesi i muajit Qershor. Sherebela rritet në regjionet ku mbretëron klima mesdhetare. Kjo mjaltë është njëra nga mjaltët kualitative, prandaj është shumë e mirë për mjekimin e të gjitha sëmuindjeve të zgavrës së gojës dhe rrugëve të frymëkëmbimit. Preferohet për njerëzit të cilët kanë problem me hundë rrjedhëse, kollitje, ndezje e fytit, bronkitin, ftohjet të cilat shoqërohen zakonisht me kollitje të thatë dhe joproduktive (pa gëlbazë).3304923975_48a37d6830

 Mjalti i Luleve apo i Livadheve

Përmban më shumë vajra eterike dhe fëmijët e hanë me shumë kënaqësi. Preferohet posaqërishtë për të sëmurët nga zemra, te ankesat respiratore të shkaktuara nga bakteriet gram-negative, te sëmundjet gjinekologjike dhe avitaminozat. Mjaltin e livadhit bletët fillojnë ta mbledhin që në pranverën e hershme, nga bimët dhe pemët siq janë luleradhiqja, qershia, vishnja, molla dhe nga bimët e tjera të livadheve dhe fushave. Mjalti i luleve  ka një shije të veqantë, përplot me vitamina, minerale, dhe elemnte në sasi shumë të vogla. Mjaltin e luleve e duan të gjithë , nga fëmijët e moshave më të ulta deri te njerëzit e moshave të vonshme, përshkak të shijës së tij specifike. Fuqizon sistemin imun në një masë të gjërë. Mjalti i luleve është pak më aromatik  nga ai i bagremit dhe është shumë i lehtë për lukthin. Mblidhet nga më shumë se dhjetra lloje të luleve, preferohet te të gjitha ankesat. Mjekon rrugët respiratore, qetëson lukthin, gjithashtu është i përshtatshëm për zhvillimin e fëmijëve nga moshat më të hershme.

Mjalti i Lulediellit

Pasi përmban sasi të lartë të glukozës dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm këshillohet për forcim të rezistencës së organizmit, te sëmundjet e zemrës dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

 Mjalti nga Kanola (lat.Brassica napus)

Ka kualitet të lartë dhe ka cilësi të fuqishme antibakteriale. Është e shkëlqyeshme për përgatitjen e preparateve me bazë qumështi bletash.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here