Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për ryshfetin?

0
244

Hadithi për ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punët tashmë të paguara:

Për të gjithë ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punë tashmë të paguara, ose marrin dy paga për të njëjtën punë, një zyrtare dhe një private,

ose gjatë orarit të punës i kryejnë punët e tyre private,
ose e përdorin inventarin dhe gjërat e tjera të firmës shtetërore për punë private,
ose i vjedhin kompanitë e tyre,

ose i kurdisin tenderat qeveritarë për firmat e veta apo të afërmve a miqve të tyre,
ose e përdorin pronën publike për pasurimin personal dhe të familjeve të tyre,
ose e shpërdorin detyrën publike për përfitime personale,

ose tregtojnë me poste publike / qeveritare,
ose e përvetësojnë pronën publike, ose …,

HADITH PËR REFLEKTIM:

Pejgamberi savs e kishte caktuar një njeri të quajtur IBN LUTEJBE për ta mbledhur zekatin nga fisi Benu Sulejm. Kur erdhi, Pejgamberi savs, i këkoi llogari për mjetet e tubuara, dhe ai tha:

“Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë njerëzit si dhuratë.”
Pejgamberi savs i tha:
“Pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait dhe nënës tënde, dhe të presësh që të vjen dhurata, nëse je i sinqertë në atë që po thua!”

Pastaj u ngjit në minber, e falënderoi dhe lavdëroi Allahun ashtu siç meriton, dhe tha:
“Unë e caktoj ndonjërin prej jush në një detyrë, të cilën ma ka besuar Allahu, dhe pastaj ai vjen dhe thotë: ‘Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë mua dhuratë.” Pse nuk qëndroi në shtëpinë e babait dhe nënës tij dhe të presë që t’i vjen dhurata e tij.

Betohem në Allahun, se çdokush që merr atë që nuk i takon atij, atë që nuk ka të drejtë në të, në Ditën e Ringjalljes do ta bartë mbi shpinë (si barrë)…“ (Buhariu, 6578)
Burimi: Hafiz Semir Imamoviq; Përshtati: Miftar Ajdini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here