Çdo mëkat shpresohet që Allahu ta fal, perveç…

0
524

Transmetohet nga Muavijeh se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Çdo mëkat shpresohet që Allahu ta fal atë perveç personit i cili vdes jobesimtarë ose personin që vret qëllimisht një besimtar.” (Ahmedi dhe En-Nesaiu).

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Fjala e Profetit: “Çdo mëkat shpresohet që Allahu ta fal atë”, argumenti i saj është fjala e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (En-Nisa, 48). Pra, gjynahet e tjera përveç shirkut.

Fjala e Profetit: “Përveç personit i cili vdes jobesimtarë”, sepse Allahu Madhëruar thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal qe të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij”.

Fjala e Profetit: “Ose personi që vret qëllimisht një besimtar”, argumenti saj është fjala e Allahut të Lartësuar: “Kushdo qe vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është i zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En-Nisa, 93)

Prej dobive të hadihit:
1. Në këtë hadith ka paralajmërim prej kufrit dhe se njeriu nëse vdes në kufër, për të nuk ka falje.
2. Në të ka shpresë nga njeriu mëkatar se Allahu do e fal atë, sepse çdo mëkat mundet që Allahu t’ia fal atij.
3. Paralajmërim nga vrasje e besimtarit me qëllim. E kjo, sepse Profeti ﷺ e ka paraafruar atë me mohimin (kufrin) në mosfaljen e tij. Kështu që në të ka paralajmërim nga ky veprim.
4. Madhështia e shenjtërisë së besimtarit saqë vrasja e tij konsiderohet prej mëkateve të cilat Allahu i Lartësuar nuk i fal.

“Et-Tealiku ala el-munteka” vell. 5