Kush është sadakaja rrjedhëse dhe dija e dobishme

0
174

Shejh i nderuar, ne e dimë o shejh i nderuar se kur personi vdes ndërpritet puna e tij pos tri gjërave: sadakaja rrjedhëse, dija e dobishme dhe fëmija vepër mirë që lutet për të. Kush është sadakaja rrjedhëse dhe dija e dobishme?

Imam Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Sadakaja rrjedhëse është p.sh. që personi të ndërtojë xhami që muslimanët të falen në të, ose të ndërtojë shtëpi për të vobektët që të jetojnë aty, ose të botojë libra nga të cilat muslimanët përfitojnë dhe kanë dobi prej tyre, ose dhuron ndonjë tokë për vakëf nga e cila përfitojnë të varfërit. Kjo është sadakaja rrjedhëse.

Kurse dija e dobishme është që t’u mësojë njerëzve atë që Allahu ia ka mësuar atij. Qoftë ky mësim i përgjithshëm që mbahet në xhami për njerëzit në përgjithësi ose mësim i veçantë me nxënësit. Kjo është ajo dije që nëse u bën dobi njerëzve pas vdekjes së tij i vazhdon shpërblimi atij dhe pas vdekjes. Në lidhje me këtë ka ardhur hadithi që saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur personi vdes ndërpritet puna e tij pos tri gjërave: sadakaja rrjedhëse, ose dija e dobishme ose fëmija vepër mirë që lutet për të.”

Në këtë hadith ka inkurajim për përhapjen e dijes në mënyrë që të shtohet shpërblimi i njeriut.

Po ashtu në të ka inkurajim për edukimin e fëmijëve me një edukim të saktë dhe të mirë. Ngase nëse ata janë të devotshëm dhe vepërmirë janë respektues për prindërit e tyre në dynja dhe luten për ta pas vdekjes.

Gjithashtu në këtë hadith tregohet se duaja për të vdekurin (t’i lutesh Allahut që ta fal e mëshirojë dhe jo t’i lutesh të vdekurit sh.p.) është më e mirë sesa adhurimi. Pra, që njeriu të dhurojë shpërblimin e adhurimit.

Sikur dikuth thotë: Kush është më e mira t’i lutem Allahut për babain tim të vdekur apo të jap sadaka?

I themi: Më e mira është që të bësh dua për të. Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ose fëmija vepër mirë që lutet për të.”

E ka thënë këtë kur ai po fliste për veprat. Sikur veprat e mira të ishin më të mira sesa bërja dua atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do na kishte udhëzuar për te to.

Allahu ju begatoftë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here