HADITHI:
E nes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjel se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Çdo bir i Ademit është gabimtar, e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.”[1]
KOMENTI:
(Çdo bir i Ademit është gabimtar) pra secili prej tyre bie në gabim, ngase njeriu përnga dobësia e tij patjetër se do bie në gabim, e nuk ka asnjë që mund të shpëton nga gabimi.
Gabim: është mëkati, pra, secili prej tyre është mëkatar, është natyrshmëri e njeriut, por Allahu me dhuntinë dhe bujarinë e Tij, pasi që e njeh këtë njeri, i hapi atij derën e pendimit.
(e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen) që nëse njeriu bie në një gabim, duhet të shpejtojë në pendim, pendim në etimologji ka kuptimin; kthim. që nënkupton; Të kthehesh në adhurim.
Andaj, këtu kuptohet se nuk ka askush që mund të shpëton prej gabimit, e gabimet janë të llojit të ndryshëm, por njeriu duhet të shpejtojë e të pendohet nëse ndodh që ai të gabon, e pendimi shlyen gabimet e mëhershme, Allahu thotë: “Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe prej padijenisë.” Sureja Nisa, ajeti 17. qëllimi i fjalës në ajet (me pa dije) nuk ka për qëllim ngaqë nuk e ka ditur se është gabim, por ka për qëllim me pameditim, pa pasqyrim, “e shpejt pendohen.” Sureja Nisa, ajeti 17. pendohen menjëherë, e nuk vonohen deri në një afat tjetër, Allahu thotë: “dhe ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun – dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush falë mëkatet përveç Allahut? – Ata nuk ngulmojnë në atë që kanë punuar, e ata e dinë këtë.” Sureja Ali Imran, ajeti 135.
Ky hadith sikur na bën me dije se rënia në gabime është natyrshmëri njerëzore, por Allahu me bujarinë dhe dëshirën e Tij i hapi atij derën e pendimit, e që është një formë e shërimit të gabimeve, të penduarit tek Allahu.
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I KATËRMBËDHJETË
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2499) dhe ibn Maxheh me numër (4251). Dijetari i njohur Albani, në librin e tij (Hidajetu Ruvat, 3/449) ka thënë: “Zingjiri i këtij hadithi është i mirë, ndërsa Hakimi e vlerësoi sahih 4/244).