BUZËQESH

0
527

HADITHI:

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos nënvlerëso asnjë vepër të mirë, qoftë edhe kur të takosh vëllain tënd fytyrëçelur.”[1]

KOMENTI:

(Mos nënvlerëso, asnjë vepër të mirë) sado e vogël të jetë. (Qoftë edhe kur të takosh vëllain tënd fytyrëçelur) Jo ta takosh atë i mrrolur, fytyrëvrenjtur, ngase kështu lëndon ndjenjat e tjetrit. Por nëse e takon me fytyrëçelur, kështu fut gëzim tek ai, sepse buzëqeshja në fytyrën e vëllain tënd është sadaka.[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TREMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2626) Ndërsa në transmetimin e imam Ahmedit në (Musned-in e tij, 5/63,64) dhe Buhariu në librin e tij (el Edeb el Mufred, me numër 1182). Nga hadithi i Xhabir ibn Selim el Huxhejmi, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos e nënçmo asnjë vepër të mirë, qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të buzëqeshur.”

[2] Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është një nxitje dhe tregon për vlerën e një pune të mirë, për aq sa të jetë e mundur, qoftë të jetë vepër e vogël sa një buzëqeshje e fytyrës gjatë takimit.” Nga libri i tij (Shpejgim i Sahih Muslimit, 8/180)