Burri qe ia fshehu mekatin gruas se tij

0
540

Dikur moti në pjesën e vjetër të Damaskut në Mesxhidul el Vard ka qenë një hatib i cili njëkohësisht ka qenë edhe myfti. Ai një natë në ëndërr e pa Pejgamberin Alejhi selam.

Pejgamberi Alejhi selam në ëndërr këtij myftiu i ka thënë që t`ia përcjell një lajm komshiut të tij se do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Është parë në fytyrën e tij se hatibi ka qenë i ofenduar, ai ka pasur dituri, e ka ditur texhvidin, ka qenë myftiu, ndërsa komshiu i tij ka qenë vetëm tregtar.

Ka shkuar tek komshiu i tij dhe i ka thënë: ”Kam një lajm të gëzueshëm për ty nga Pejgamberi Alejhi selam, mirëpo nuk do ta tregoj derisa t’më tregosh lidhjen tënde me Zotin tënd”.
Njeriu asgjë nuk i ka thënë, mirëpo pas insistimeve të shumta, ai më në fund i ka folur.

Njeriu i ka thënë se është martuar me një grua dhe me të ka qenë në martesë pesë muaj kur e ka kuptuar se ajo gjendet në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Nëse vendoste që të ndahet, ose t`ia zbulonte të gjithëve mëkatin e saj, ose të shkonte në gjyq, ligji do të ishte në anën e tij, sheriati do të ishte në anën e tij, edhe familja e saj do të ishte në anën e tij. Mirëpo ai i ka ndihmuar që të pendohet. Atë natë kur gruaja e tij ka lindur, e ka marr fëmijën e ka mbështjell dhe e ka lënë para derës së mesxhidit.

Ka pritur derisa imami të nis të fal namaz ashtu që askush të mos ketë mundësi ta shoh, pastaj e ka lënë para dere fëmijën dhe ka vazhduar me xhematin të fal namaz. Pas namazit, fëmiu ka nisur të qaj dhe xhematlinjtë janë mbledh rreth tij.

Pasi që janë mbledhur shumë njerëz rreth tij, edhe ai më në fund iu është bashkuar. Ka pyetur se çka po ndodh, i kanë thënë: ”Shiko, dikush e ka lënë fëmiun”. Ky është përgjigjur:” InshaAllah unë do ta marr dhe ta ruaj”.

SubhanaAllah. Ai ka pritur që të gjithë xhematlinjtë ta shohin fëmijën me qëllim që ta fsheh mëkatin e gruas së tij. Kjo është ihsan (mirësi) në vepër. Ka treguar mirësi që shumica e njerëzve nuk do të mund ta tregonin.

Ajo grua ka mundur që të goditet në vend publik dhe të turpërohet, mirëpo ai ka vendosur që ta fsheh mëkatin e saj dhe si rezultat i kësaj, gruaja është penduar dhe është shndërruar në besimtare.
Pyesim veten, nëse do të mund të vepronim diçka të përafërt me këtë.

Të gjithë ne gabojmë dhe ndoshta punojmë punë për të cilat duam që të ngelin të fshehura. Nëse dikush kupton, a nuk kemi dëshirë që të na mbrojnë dhe udhëzojnë për pendim në vend që gabimet tona në opinion t`i nxjerrim?