BUKURIA E FETARISË TË NJË NJERIU

0
212

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin.”[1]

KOMENTI:

Ky është një prej katër haditheve rreth të cilave sillen të gjitha shtyllat e fesë.

(Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin)

Që nuk kanë të bëjnë me të, atë që nuk është me rëndësi për të. Pra, njeriu duhet të le atë që nuk është me rëndësi për të qoftë në punët të fesë apo të ahiretit, por kujdeset vetëm se për punët e fesë dhe ahiretit. Nocioni Islam nënkupton: nënshtrim i plotë ndaj Allahut, me besim në njëshmërinë e tij, me bindje ndaj Tij me adhurim, e që në vete përmbanë shumë cilësi. Çdo gjë që Allahu e ligjësoi quhet islam, dhe çdo gjë që Ai ndaloi, largimi prej atyre gjërave është islam. Pra termi islam ka kuptimin; Veprimin e adhurimeve dhe braktisjen e mëkateve. Në hadith thuhet: “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilin kanë shpëtuar, e muhaxhir konsiderohet ai që emigron (braktis) atë që Allahu ka ndaluar.”[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2317) dhe ibn Maxheh me numër (3976)

[2] E shënon Buhariu me numër (10) dhe Muslimi.me numër (40).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here