Besimi dhe ndershmëria

Tregohet se një njeri ishte shumë i varfër. Jetonte me një grua e cila ishte e devotshme dhe fisnike

Një ditë njeriu doli nga shtëpia për të kërkuar nafakën, dhe në haremin e xhamisë gjeti një qese me një mijë dinarë. U gëzua pa masë, i mori dhe shkoi në shtëpi.

Por, në shtëpi gruaja i tha: – Rregull është që të lajmërosh për paratë e gjetura, derisa të gjendet pronari i tyre.

Njeriu i varfër shkoi në haremin e xhamisë dhe lajmëroi për të hollat e gjetura.

Nga njerëzit doli një njeri i cili tha: – Këto të holla të takojnë ty, por ja edhe 9000 dinarë të tjerë.

I varfëri e pyeti: – A po tallesh me mua.

Njeriu u përgjigj: – Jo, pasha Allahun! Por, këto para mi ka dhënë një njeri nga Iraku dhe me tha që qesen me një mije dinarë ta hedh në haremin e xhamisë, e pastaj të pyes se kush i ka gjetur. Nëse ai që i ka gjetur të hollat paraqitet, jepi edhe 9000 dinarë të tjerë, sepse ai ka treguar se është i besueshëm dhe i ndershëm.

 

Leave a Reply