Berberi dhe besimtari

0
234

Një burrë, vajti tek berberi për të qethur flokët dhe për të shkurtuar mjekrën. Me të filluar punën, berberi filloi muhabetin me klientin e tij.Temat e bisedës ishin nga më të larmishmet, derisa u hap tema e ekzistencës së Zotit. Këtu, berberi në fjalë, nuk priti të përmendej Zoti, por deklaroi i vendosur: ”Unë nuk besoj se ka Zot”. Klienti e pyeti: ”Përse e thua këtë fjalë?”

Berberi u përgjigj: ”Ja, ta them unë! Me të dalë në rrugë, e kupton se nuk ka Zot. Më thuaj! Nëse do të kishte Zot, a do të shihje të sëmurë në pikë të hallit?! Nëse do të kishte Zot, a do të na shihnin sytë gjithë këta fëmijë pa prindër dhe të pa strehë?!

Padyshim që po të kishte një Zot, nuk do na shihnin sytë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje. Unë nuk mund ta imagjinoj, si i lejon një Zot i dhembshur gjëra të tilla”. Klienti heshti dhe nuk foli, pasi nuk donte që debati të marrë përmasa të tjera të padëshiruara. Pasi berberi e qethi dhe mbaroi nga puna e tij, klienti e pagoi dhe doli jashtë dyqanit. Në çast, pranë tij kaloi një burrë me flokë dhe mjekër të gjatë, i palarë dhe gjithë pluhur e pisllëk. Menjëherë, ai u kthye sërish tek salloni i berberit, të cilit i tha: ”A e kupton se ky vend ka marrë fund! Se në këtë vend mungojnë edhe berberët?!”

I befasuar nga ajo që i dëgjonin veshët, berberi e pyeti: ”Çfarë?! A nuk jam berber unë që sapo të qetha?!” Klienti ia ktheu: ”E çfarë berberësh! Nëse do të kishte berberë, nuk do të na shihnin sytë njerëz si ky i shkreti këtu”. Berberi i tha: ”Jo i dashur! Berberë ka sa të duash, por kjo ndodh kur njerëz si ky, nuk vijnë tek ne që t`i qethim dhe rregullojmë”.

Atëherë klienti ia ktheu: ”E njëjta përgjigje vlen edhe për pikëpyetjet që ngrite ti pak më parë.
Padyshim që Zoti ekziston dhe sëmundjet e vuajtjet ndodhin, sepse njerëzit nuk i kërkojnë Atij t`i shërojë dhe t`i ndihmojë. Prandaj kemi kaq dhimbje dhe vuajtje sot në botë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here