Rrëfimi i një njeriu të dëshpëruar:
Kur për herë te parë takova gruan time, u magjepsa nga bukuria e saj. Në sytë e mi ajo ishte gruaja më e bukur në botë dhe kam menduar se Allahu nuk ka krijuar krijesë tjetër me atë bukuri. Megjithatë, pasi u fejuam, papritmas me dukej se ekzistojnë edhe shumë gra te bukura si ajo; pasi që e martova, fillova te mendoj se ekzistojnë gra shumë me te bukura se ajo.
Pas një viti martese, me dukej se çdo grua është me e bukur se bashkëshortja ima, megjithatë, problemet e mia nuk përfunduan aty, meqë fillova te mendoj se ajo është gruaja me e shëmtuar në botë.
Ndërsa, ajo jo vetëm që hetoi që unë ndryshova krejtësisht, por filloi te ndjehet kinse ndaj saj kultivoi ndjenja zmbrapsjeje te cilat nuk mund t’i fsheh. I ngarkuar me ato probleme, një dite vendosa ta vizitoi hoxhën që jetonte në lagjen time. Shkova tek ai dhe ia rrëfeva tregimin tim. Ndërsa ai, buzëqeshi ëmbël dhe tha: “A e di çfarë është më tmerrshëm dhe më i hidhur se ky problem?”
“Sigurisht”, thash unë, ndërsa ai vazhdoi: “Më beso, nëse i marton të gjitha gratë e botës, pas një kohe të shkurtë, ata do t’i konsiderosh të shëmtuara, për më tepër, do të besoje se qentë endacak janë më të mira se të gjithë ata së bashku.”
Unë u qesha me cinizëm dhe e pyeta: “E përse mendon se do të ndodh ashtu?” Ai mu përgjigj: “Nga shkaku se problemi nuk qëndron tek gruaja jote! Po, po; mirë më dëgjove, nuk është problemi tek gruaja jote! Ndërsa ty tani pyetesh, ku qëndron problemi?”
Vëllai im i dashur, do ta them kështu: problemet fillojnë atëherë kur zemra jote bëhet e pangopur, kur nuk e ul shikimin, kur gjithmonë shikon atë që nuk guxon dhe atëherë kur njeriu lëshohet pas epshit dhe nuk turpërohet më nga Allahu… Dije se, kur njeriu kalon në këtë gjendje, sytë e tij nuk i ngop veçse pluhurit të varrit ku do të shtrihet.
A dëshiron të shpëtosh nga kjo gjendje? A dëshiron ta zgjedhësh sërish problemin me bashkëshorten tënde, mu sikur në ditën e parë kur e ke takuar, a dëshiron të magjepsesh sërish? A dëshiron që sërish të jetë ajo gruaja më e bukur në botë, nga e cila nuk do të mund t’i largosh sytë?”
“Po, po, gjithsesi e dua atë, hoxha im i nderuar!” iu përgjigja; ndërsa ai më tha: “Ule shikimin, vëlla! Ule shikimin dhe mu aty e ke zgjidhjen e problemit. Djali im, kujto se si bashkëshortja jote ta dhuroi rininë e saj dhe bëri durim me ty, duke kaluar çaste të bukura dhe të vështira.
Ajo tek ty erdhi si bukuroshe, në moshën e lulëzimit të rinisë, ndërsa ty me sjelljen tënde e bëre të shëmtuar! Dije që, ulja e shikimit dhe shikimi vetëm i asaj që është e lejuar, rrugë e vështirë por e sigurt që ta ngadhënjesh shpirtin epsharak i cili të shpie në mëkate dhe sjellje të pahijshme dhe të ngjitesh në shkallën e poshtërsisë dhe përbuzjes.
Ulja e shikimit është mënyra më e sigurt që të mbyllet njëra nga dyert më të rrezikshme, e cila të shpie në mëkat dhe pasimin e epshit, mirëpo edhe dëshmi e qartë e cila tregon zemrën e shëndoshë dhe të pastër me të cilën nuk ka zotëruar epshi dhe pasioni përbindësh, si dhe është tregues i madhështisë së fuqisë së vullnetit dhe vetëkontrollit.
Nganjëherë, vetëm një shikim me epsh mund të shpie drejtë asaj që Allahu i madhërishëm ndaloi dhe të jetë shkak i nënçmimi në këtë botë dhe shkatërrim në Ahiret për atë që e bën me vetëdije dhe me qëllim.
Allahu i madhëruar thotë:
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!…” [En-Nur, 30–31]
Burimi: Minber.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi