Ballina Të tjera Zgjodhem per ju Bamirësia e rrallë e një të riu me nënën tij të sëmurë...

Bamirësia e rrallë e një të riu me nënën tij të sëmurë mendërisht

Një mjeke nga Arabia Saudite ka rrëfyer një histori të jetuar, sa rrallë aq dhe tronditëse, të bamirësisë së një të riu me nënën e tij..

Ajo tregon: “Në klinikën time erdhi një 30-vjeçar i quajtur Muhamed së bashku me nënën e tij. Ajo donte të ikte prej tij, e godiste me dorë, e gërvishte me thonjtë e saj dhe e pështynte në fytyrë, por pavarësisht kësaj, buzëqeshja e të birit karshi sjelljes së pazakonte të së jëmës nuk largohej për asnjë çast.

E pyeta të riun: ‘Kush është ky person?’

Ai u përgjigj: ‘Është nëna ime’.

‘Ç’hall ka nëna jote’, e pyeta.

‘Ajo u lind me një çrregullime mendore’, u përgjigj ai dhe vazhdoi:

‘Kujdesem për nënën time që nga mosha 10 vjeçare, gatuaj dhe kryej të gjitha punët e tjera, dhe kur shkoj në shtrat, e lidhi këmbën e nënës për këmbën time, ashtu që të mos mund të largohet nga unë”.

E pyeta: ‘Pse erdhe me të tek unë?’

Ai u përgjigj: ‘Nëna ime ka diabet dhe presion të lartë të gjakut’.

Ndërsa biseduam me të, nëna e tij filloi të bëjë sjellje të pakontrolluara dhe ta pështyjë të birin, Muhamedin, ndërkohë që ai u fshi dhe vazhdoi të buzëqeshë.

I thashë atij: ‘Epo, nëna juaj as që ju njeh?’

I pikëlluar, Muhamedi u përgjigj: ‘Po, ajo nuk e di se unë jam biri i saj, por Ai që më ka krijuar e di se ajo është nëna ime’.

Pastaj nëna e tij u fut në bisedë, dhe i tha atij: ‘Ti je një gënjeshtar! Ti më premtove që do të më çosh në Mekë’.

Muhamedi ia ktheu: ‘Të premtova dhe do të të çoj’

E pyeta Muhamedin: ‘Po përse e çon nënën tënde në Mekë kur ajo është e liruar nga të gjitha obligimet fetare?’

Muhamedi ma ktheu: “Sa herë që nëna ime dëshiron të shkojë në Mekë, unë e çoj atje. Nuk mund të lejoj që nëna ime të dëshirojë diçka dhe unë të mos ia plotësoj dëshirën asaj”.

Kur Muhamedi doli nga klinika me nënën e tij, doktoresha thotë se e mbylli derën dhe qau për një kohë të gjatë. Ajo thotë: “Kam dëgjuar për lloje të ndryshme bemirësie, por kurrë nuk kam parë një të ri i cili kujdeset kaq shumë për nënën e tij cila nuk e njeh atë, duke ia kushtuar gjithë jetën dhe kohën halleve dhe nevojave të saj. Ai mund ta merrte nënën e tij dhe ta dërgonte në një klinikë për sëmundje mendore dhe përsësi të bënte bëmirësi me të, dhe ta vizitonte rregullisht atë. Megjithatë, mirësia dhe fisnikëria e tij donin që dyert e Xhenetit të qëndronin të hapura për të gjatë gjithë jetës se tij!”. /tesheshi.com/

Source link

Admin