NJË NATË, SA NJË JETË!

0
239

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit

E si mos ta quajmë natë sa një jetë, kur ajo ka një pozitë madhështore, që bën të tejkalon kufijtë e perceptimit njerëzor, ajo është më e mirë se mijëra momente kohore të jetës së njeriut, sa mijëra muaj, e sa mijëra vite kanë përfunduar pa mos lënë në jetë as sa një pjesë të gjurmëve e ndryshimeve që le kjo natë e begatshme.

Andaj, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na nxiti neve që ta kërkojmë në një periudhë kohorë ku mund të ndodhë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit.”

Përshkrimi i kësaj nate:

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi”. Duhan 2-6

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. Kadr 1-5.

Sa natë e madhe, sa shumë mirësi të saj, sa begati, një natë më e mirë se një mijë muaj, pra më tepër se tetëdhjetë vite të një njeriu, që është një jetë e gjatë që njeriu ta kalonte të tërën në adhurim ndaj Allahut, e nata e Kadrit që është vetëm se një natë, është më e mirë , kjo për atë që ka arritur vlerat dhe bereqetin e saj.

Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj, në të cilat nuk është nata e Kadrit.”

Koha e saj:

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetëshit të fundit të muajit të Ramazanit.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi

Si ta kërkojë myslimani këtë natë? Aisheja , radijallahu anha, ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem kur hynte dhjetëshi i fundit, shtrëngonte izarin e tij, gjallëronte natën (me namaz) dhe zgjonte familjen e tij.” E transmeton Buahriu dhe Muslimi, po ashtu ajo ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem jepte mundin e tij në dhjetëshin e fundit, shumë më shumë sesa në netët e mëhershme.” E transmeton Muslimi

Vlera e saj:

Një; Allahu e zbriti Kuranin që është udhëzues për njerëzimin, për lumturinë e tyre në këtë botë dhe botën tjetër.

Dy; Vetë të pyeturit aludon në madhështinë e saj, nga fjala e Allahut “E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?”.

Tre; Është më e vlefshme se një mijë muaj.

Katër; Melaqet zbresin në atë natë e nuk zbresin pos se me mirësi, bereqet e mëshirë.

Pesë; është shpëtim, shpëtimi i madh nga dënimi e ndëshkimi me adhurimin të cilin e kryen robi.

Gjashtë; Allahu për këtë natë e zbriti një sure të tërë e cila lexohet deri në ditën e Kiametit.

Shtatë; Falen mëkatet, për atë i cili e ka gjallëruar këtë natë me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut.

Shenjat e saja:

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e qetë, e hapur, as e nxehtë, e as e ftohtë, dielli në mëngjesin e saj lind me ngjyrë të kuqe të dobët.”

Dijetarët kanë përmendur disa shenja, prej tyre:

-Ndriçimi i fortë në atë natë, e kjo shenjë nuk mund të vërehet në kohën e sodit, pos ai që është në periferi, larg nga ndriçimi rrugor.

-Qetësia shpirtërore, zemërgjerësia e besimtarit, ai gjend rehati, qetësi, dhe zemërgjerësi në atë natë më shumë se sa ndjen në neton tjera.

-Erërat janë të qeta, nuk vije stuhi, por do të jetë moti mesatar.

-Mund që njeriu të sheh në ëndërr natën e Kadrit, ashtu siç kishte ndodhur tek sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

-Njeriu gjatë kësaj nate ndjen kënaqësi më tepër në adhurime se në netët tjera.

-Dielli në mëngjesin e saj lind pa reze, e pastër e nuk është siç ndodh zakonisht në ditët tjera, në këtë aludon hadithi i Ubej ibn Kab, radijallahu anhu, i cili ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem na ka treguar: “Dielli në atë natë lind pa reze.” E transmeton Muslimi.

Shkaku i emërtimit Nata e Kadrit:

Së pari: është quajtur nata e Kadrit, që ka domethënien e nderuar, e vlerësuar.

Dy: Është quajtur se në atë natë caktohet (kader) se çfarë do të ndodh gjatë vitit. E kjo nga urtësia e Allahut, aze ve xhel që tregon për përsosmërinë në krijim.

Tre: Është thënë se adhurimi në atë natë ka vlerë (kadr) shumë të madhe.

Duaja më e preferuar:

Nëna e besimtarëve, Aisheja, radijallahu anha ka pyetur të duruarin, sal-Allahu alejhi ve selem: “O i dërguari i Allahut! Nëse unë e di, pra natën e Kadrit, çfarë të them? Tha: Thuaj: O Allah! Ti je Falës Bujar, e do Faljen, andaj më fal mua.” E transmeton Tirmidhiu.

O Allah na bën prej fitimtarëve të kësaj nate, dhe prej atyre që e kalojnë këtë natë me besim dhe shpresë në shpërblimin Tënd.

Meshir Muktirij

Përtheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here