ARGUMENTET SINJALIZUESE NË EKZISTIMIN E XHINDËVE

0
229

Çështja është kështu, sepse lajmërimet e profetëve për ekzistimin e tyre, janë të shumta dhe të patjetërsueshme. Po ashtu është e ditur, se ato janë gjallesa të mençura, veprojnë me dëshirë të lirë, janë të urdhëruara me ligjet e Allahut dhe nuk janë shfaqje të bashkangjitura në njeriun apo dikë tjetër, sikurse supozojnë disa ateistë. Pasi që çështja e xhindëve është e përcjellur me lajme të shumta nga profetët, të cilën gjë e dinë njerëzit e përgjithshëm dhe të veçantë, ata nuk mund t’i mohojë asnjë sekt që i përket profetëve fisnik.” (Mexhmuul-Fetava, 19/10).

Ai po ashtu thotë: ”Të gjitha grupet e muslimanëve vërtetojnë ekzistimin e xhindëve, po ashtu edhe shumica e pabesimtarëve, sikurse shumica e Ehlul-Kitab-it, si dhe shumica e politeistëve arab…” (Mexhmuul-Fetava, 19/13).

Imamul-Haremejni përmendi se: ”Dijetarët në kohën e sahabëve dhe tabiinëve, u pajtuan në ekzistimin e xhindëve dhe të shejtanëve, si dhe në kërkimin e strehimit tek Allahu nga të këqijat e tyre…” (Akamul-Merxhan, f.4).

2. Citatet kur’anore dhe të haditheve

Shumë citate argumentojnë ekzistimin e xhindëve, sikurse është fjala e Allahut të Lartë: “Thuaj (O Muhammed): “Më është shpallur mua se një grup i vogël xhindesh dëgjuan (Kur’anin)…” (El Xhin: 1). “Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve, por ata (xhindet) ua shtuan atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin.” (El Xhin: 6). Ato citate janë të shumta dhe shumicën e tyre ne do t’i përmendim brenda këtij libri.

Xhamite e Tiranes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here