Allahu është i Butë dhe e do butësinë

0
233

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ka thënë: një grup prej çifutëve kërkuan leje për të takuar pejgamberin (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të). Kur erdhën ata thanë: “Vdekja qoftë mbi ty!” u thashë: përkundrazi vdekja qoftë mbi ju dhe mallkimi. Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) tha: “O Aishe, Allahu është i Butë dhe kërkon që butësia të jetë në çdo vepër”. Ajo tha: a nuk e dëgjuat se çfarë thanë? Ai i tha: “E unë u thashë: edhe mbi ju” .
Gjithashtu transmetohet prej saj se ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) tha: “O Aishe! Allahu është i butë dhe e do butësinë, si dhe jep për butësinë atë çka nuk e jep për arrogancën dhe çdo gjëje veç saj” .
Shpjegimi:
-Fjala: “vdekja qoftë mbi ju” tregon se çifutët janë popull hileqar.

-Në këtë hadith tregohet urrejtja që hebrejtë kishin ndaj pejgamberit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të).

-Mësojmë se armiqtë e Islamit hidhnin baltë ndaj pejgamberit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) kur ai ishte gjallë, dhe nuk është për tu habitur kur ata hedhin baltë mbi Islamin apo Kuranin apo pejgamberin (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) pas vdekjes së tij.

-Mësojmë se ai i cili ofendon pejgamberin (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) është i humbur, siç ka thënë Allahu i lartësuar: “E ska dyshim se ai i cili të përfol ty (o Muhamed) ai është i shkatërruari” . Dhe Allahu i lartësuar e ngriti pejgamberin (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) dhe thirrjen e tij kundrejtë urrejtjes së idhujtarëve.

Imam IbnKethiri (Allahu e mëshiroftë) në fundin e shpjegimit të sures Keuther ka thënë: “Mohuesit pretendonin nga injoranca e tyre se me vdekjen e tij (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) e me vdekjen e fëmijëve të tij emiri i tij do të shuhej! Por kurrsesi, Allahu e bëri që ai të përmendet mbi çdo gjë si dhe e obligoi legjislacionin e Tij mbi çdo njeri në vazhdimësi deri në ditën kur të ringjallen njerëzit. Nderimet e Allahut dhe paqja e Tij qoftë mbi të deri në ditën e fundit”.

-Mësojmë gjithashtu se si njerëzit e devijuar thurin kurthet e tyre dhe se me këto kurthe mund të lëndojnë ata që janë në të vërtetën edhe nëse gjendjen në kulmin e krenarisë.

-Fjala: “Allahu është i butë dhe e do butësinë në çgo vepër” tregon dhe vërteton se prej cilësive të Allahut të lartësuar është edhe Butësia dhe Dashuria.

-Mësojmë se duhet të jemi të përmbajtur në çdo gjë para se të nxjerrim përfundime.

-Mësojmë se butësia në vepra është diçka e lavdëruar, siç dhe nxitimi i cili nuk përmban butësi është i përçmuar.

-Fjala: “si dhe jep për butësinë atë çka nuk e jep për arrogancën dhe çdo gjëje veç saj” tregon se mirësia arrihet me butësi për thirrësin dhe të thirrurin, si dhe agresiviteti në thirrjen e njerëzve e privon thirrësin dhe të thirrurin nga mirësi të mëdha.

Abdul Aziz es Sed’han

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here