ALLAHU E URREN NJERIUN PUNËLIGË E GOJËFËLLIQUR

0
219

HADITHI:

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Allahu e urren njeriun shthurur e gojëfëlliqur.”[1]

KOMENTI:

Këto dy vese janë të këqija: të qenit i shthurur dhe gojëndyrë.

(Allahu uren) në këtë hadith Allahu përshkruhet me cilësinë e urrejtjes së punëve të këqija, një formë e urrejtjes siç i takon madhërisë së Tij, e nuk është njejtë si urrejtja tek krijesat, por është një nga cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar se Ai urren, Ai hidhërohet, Ai hakmeret, nuk i do, hidhërohet ndaj mëkatatëve dhe atyre që kundërshtojnë.

Kështu prej cilësive të Allahut është edhe se Ai hidhërohet, Allahu thotë: “Dhe Allahu është hidhëruar (gadibe – غَضِبَ) në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Sureja Nisa, ajeti 93. E përshkroi Veten e Tij se hidhërohet.

(I shthurur) është ai njeri i cili vepron apo flet gjëra të prishta.

(Gojëfëlliqur) është me fjalë, është ai i cili me gjuhën e tij fyen, shanë, përgojon, bart fjalë. E gjithë kjo llogaritet gojëndyrë, dhe është prej punëve të këqija.

Dhe Allahu e urren njeriun që ka këto dy vese.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2002). Bejhakiu (10/193) Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 876).

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here