– Por shikoni se çka i ndodhi kur vdiq –
Unë jam një 18 vjeçare dhe dua të përcjell tek ju një tregim i cili më ka lënë përshtypje të fuqishme në zemrën time. Në atë kohë unë nuk falesha rregullisht, por kur e lexova këtë tregim, fillova t’i fali të gjitha namazet në kohën e caktuar.
Mësuesi i mësim besimit na dha nga një copë letre me tregimin për një grua e cila i lante të vdekurit (xhenazet).
Në tregim thuhet se kishte vdekur një vajzë. Duhet t’i lahet trupi, t’i mbështillet me qefin dhe të varroset. Ata e ftuan një grua që ta bëjë këtë. Dhe ajo pranoi, pasiqë kjo ishte puna e saj. Kur ajo arriti aty, kërkoi që t’ia tregonin trupin e të vdekurës. Ata e vendosen atë në dhomë. Pastaj familja e të ndjerës ia mbylli derën. Gruaja u frikësua, filloi të trokas dhe të thërras, por askush nuk iu përgjigj. Vuri re se uji dhe qefinët ishin pranë trupit, andaj e përgatiti trupin për larje. Në atë moment vërejti se trupi i saj ishte i zi si qymyr. U çudit dhe u frikësua. Filloi t’i këndonte suret el-Felek, en-Nas dhe Ajetul-kursinë.
Më pas, filloi ta lajë, edhe pse ishte mjaft e vështirë. Trupi ishte bërë sikur rërë e shpërndarë. Sa herë që i prekte disa pjesë të trupit të vdekur, ato i shpërndaheshin në duart e saj. Nxitoi duke e larë në mënyrë që të largohej pa shikuar prapa. Kur e përfundoi, trokiti në derë dhe tha se e kishte përfunduar punën. Dhe ia hapën derën. Ajo shkoi me nxitim në shtëpinë e saj, duke mos e pyetur familjen e të vdekurës për shkakun e një gjendjeje të tillë.
Pas disa ditësh, ajo shkoi te një dijetar i madh dhe i tregoi se çfarë i kishte ndodhur asaj, kurse ai i tha: Shko te familja e vajzës së vdekur dhe pyeti ata për shkakun e një gjendjeje të tillë. Dhe ajo shkoi dhe i pyeti:
– Dua t’ju pyes se përse ma mbyllet derën dhe më braktiset vetëm me trupin e saj?
– Sepse, sa herë që vinte ndonjë grua për ta larë, sapo e shihte gjendjen e saj ajo ikte. Kështu kanë ikur rreth dhjetë gra. Ti ishe shpresa jonë e fundit, andaj kishim frikë se mos po ik edhe ti.
– Mirë, po pse ishte trupi i saj i tillë?
– Ajo nuk ka falur namaz dhe është tallur me të. Gjithashtu ajo u i ka nënçmuar dhe nënvlerësuar edhe ata që e falnin namazin.
***
Shpresoj se tregimi ju ka pëlqyer dhe ju ka impresionuar sikurse mua. Sinqerisht shpresoj se ju do të kujdeseni për namazin, sepse ai është feja jonë. Kush e ruan namazin, e ka ruajtur fenë. Nëse kjo është gjendja e të vdekurit para varrimit, imagjinoni çfarë do të jetë atëherë gjendja pas varrimit.
Le ta falim namazin para se të na falet xhenazja!
***
/Burimi: “E kanë hapur zemrën dhe shpirtin”, autor: Amr Halid; Islam-iman/
Përshtati: Miftar Ajdini