Agjërimi racional mundëson ripërtrirje mentale

0
586

Servis i imanit dhe trupit tonë është Ramazani.

Është gabim të mendohet se sa më gjatë që agjëron aq më mirë do kurohesh, kjo nuk është në përputhje me udhëzimet profetike, sepse në fund të Ramzanit jemi të urdhëruar në formë të prerë të nderpritet agjërimi dhe festohet fitër apo kurban Bajrami.

Poashtu para se të agjërosh, hulumtimet shkencore tregojnë që duhet mundësuar trupit tënd që shume gradualisht të pregatitet për Ramazan. Kjo është në përputhje me udhëzimet profetike sepse këshillohet agjërimi me ditë të ndërprera në muajin Shaban dhe Rexhep përkatësisht dy muaj para Ramazanit, poashtu preferohet agjërimi  i ditëve të hëna dhe ejta të javës, njëherit ditëve të bardha të muajit, e të gjitha këto bëjnë një pregatitje mentale, shpirtërore dhe trupore të fillohet agjërimi një mujor i Ramazanit të bekuar.

Ramazani  sjellë shumë përfitime mentale sepse  luftojmë në masë të madhe egon tonë, apo egon impulsive që në gjuhën  arabe quhet nefs, apo deshirat ilegale që njeriun e shpiejnë, në gjëra të padëshiruara, gjithmon shejtani dëshiron teë krijoj aleat për të hyrë në zemrën tonë, aleat i tij është nefsi jonë, qe ja mundëson të hyj në zemrën tonë, andaj ego e pregatit zemrën që shejtani të sulmon zemrën tonë dhe mundohet të vjedh dritën e imanit.

Andaj duke agjëruar i kundërvihemi kësaj arme impulsive, kur agjërojmë ego dobësohet dhe dominon truri, dhe kështu bëhemi qenia më fisnike dhe më e bukur, ndalet energjia negative, mbetet energjia e melaikeve dhe fillojmë të bëhemi më të mëshirshëm, të japim sadaka edhe dinarin e fundit, e që në muajtë jashtë Ramazanit vështire të ndodhë kjo.11257918_876311562403954_1409058421338930888_n

Dhe e kundërta  nëse forca e zemërimit dominon atëherë bëjmë veprime të këqija dhe të dobëta.

Arma më e fuqishme që tjetër kush s’ka që e mposhtë egon është veç agjërimi.

Në jetën time personale , por edhe për jetën e  shumë nxënësve të cilët kanë agjëruar shumë dyer të mendjes dhe shpirtit janë hapur. Nëse lexoj agjerueshëm, dhe pas ca kohësh e kujtoj çka kam lexuar, më kujtohet shumë qartë sikur të kisha librin para syve. Pra më zhvillohet një memorie fotografike. Pas tre ditësh agjërimi ti do mendosh më logjikisht, dhe mund të merrni vendime shumë më shpejt. Andaj sheh më bukur, mediton më bukur, mendimet janë më të kthjellta, krativiteti është më i madh.

Çfar po ndodhë vallë? 

  • E para: agjerimi ju largon nga stresi i jetës së përditshme duke ju afruar me Zotin dhe kështu ju koncetroheni në mësim. Pas agjërimit, ju nuk do të frikësoheni nga askush, dhe gjërat që ju brengosin zgjidhen lehtë me mendjen tënde të pastruar. Do të zgjedhesh shumë probleme të cilët të kanë shkaktuar më pare shumë ankth dhe brengosje.

Agjerimi do të krijon një gjendje qetësie apo paqeje me mendjen. Do të ndjehesh më në paqe me veten dhe me  botën përshkak agjërimit.

  • E dyta: gjatë agjërimit juve ndjeheni më i lehtë në stomak dhe kështu ndjeheni i freskuar dhe pa mundime dhe pa përgjumje për të mësuar.
  • E treta: gjatë agjërimit lirohet një substancë nga vet truri i quajtur faktori neurotrofik, që ka për qëllim krijimin e qelizave të reja trunore dhe në të  njejtën kohë krijohen edhe lidhje të reja apo të njohura ndryshe si synapse të cilat rrisin dhe janë kyçe për mësim.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi