Agjërimi – Çelsi për pastrim të brendshëm

Agjërimi – Çelsi për pastrim të brendshëm

Kujto që të gjitha kemikalet inorganike duhet të largohen nga trupi jonë ose ato mund të shkaktojnë dëme të mëdhaja. Nëse forcat tua energjike zvoglohen shumë ajo nuk mund ti largoj këto kemikale përmes organeve eliminuese. Ato mbesin në trup dhe shkaktojnë dëmtime të organizmit në të ardhmën. Nëse neve deshirojmë t’i largojmë këto helme nga trupi atëherë neve duhet të agjërojmë. Duke agjëruar neve iu japim trupit tonë një pushim fiziologjik. Ky pushim ndërton forcat tona vitale. Sa më shumë forca vitale të kemi, aq më shumë toksina largohen nga trupi ynë dhe kështu mbesim të pastërt, dhe me shëndet të mirë.

Njerëzit nuk po e marrin fajin për përtacine e tyre, deri sa shprehite e tua të keqija dobesojnë dhe vjedhin energjinë tuaj.

Kjo është pike e rëndësishme: nëse energjia juaj bie dhe ju bëheni të dobet, ju nuk do keni energji të mjaftueshme për trupin tuaj që ai të pastrohet. Energjia e vogël sjellë zvoglim të funksioneve në të gjitha organet kryesore eliminuese: si zorrët, veshkët, lëkura dhe mushkëritë. S’ka energji të mjaftueshme për të funksionuar me kapacitet të plotë. Te gjitha helmet nuk largohen nga trupi por fillojnë të depozitohen brenda, dhe fillojnë të demtojnë trupin.5-pillars-of-islam-42-728

Helmet grumbullohen në pjesë të ndryshme të trupit  duke shkaktuar sëmundje, dhembje. Dhe këto janë sinjale që ti nuk po jeton shëndetshëm. Megjithatë t’i fajeson çdokënd dhe çdo gjë tjetër për problemet e tua, në vend se të ndalesh dhe të analizosh në thelb shprehitë e tua të jetës.

Jo, thua ti, unë u semura se po plakem.  Shfajsim pas shfajsimi bën … por asnjëherë nuk gjenë shkakun e vërtetë Vetveten. Ti vetëm je përgjegjës për dhimbjet tua  trupore, dhe plakjen e parakohshme. Fillo tani agjëro dhe do mbledhësh forcat tua energjike dhe do fillosh të largosh toksinat nga trupi juaj.

Sepse dhimbja që ti ndjen është nga mënyra se si ti jeton.  Mos u shfajso me gjëra të tjera. Ti ke dobësuar trupin tënd. Dhe helmet kanë ardhur nga mënyra e perditshme e të jetuarit.

Shumë njerëz mendojnë që nuk munden të ndryshojnë ligjet natyrore për të jetuar të shëndetshëm. Sa gabim që janë. Ti nuk mund të ndryshosh ligjet natyrore – por dije se dikur ato do të ndryshojnë shëndetin tënd. Dhe pastaj kërkon te mjeku ilaçe dhe mrekulli për të shëruar.

Njerëzit shpesh në mënyre të vazhdueshme pyesin ‘Agjërimi a do të kurojë këtë apo atë sëmundje?

Dua që në formë të prerë të kuptohemi që neve nuk po rekomandojmë agjerimin si kurim për ndonje sëmundje! Kurimi mund të vije nga Zoti dhe pastaj nga trupi juaj. Ne vetëm po të inspirojmë ty që të agjerosh që të ndërtosh më shumë forca vitale apo energjike për të kaluar dobësimin dhe të vetpastrohesh dhe  vetshërohesh.

Ramazani na shmangë nga ushqimet toksike me aditiv

Shumë sasi e madhe e kemikaleve helmuese po perdoren për rritjen e pemëve dhe perimeve të cilët i konsumojmë çdo ditë. Shumë biznese nuk janë të interesuar për shëndetin dhe jetën tonë. Përqëndrimi i tyre është vetëm perfitimi materjal. Është më së miri dhe më sigurt të hajmë diçka që është rritur në formë të natyrshme pa helme.

Dhe ne duke agjëruar, qysh në ditën e 3-të, 5-të apo të 7-të i japim mundësinë trupit tonë të largoj këto helme të grumbulluara.

Andaj ne duke agjëruar  i shmangemi shumë ushqimeve të shpejta, dhe ushqimeve të konzervuara duke përgatitur iftare me ushqime kryesisht të natyrshme.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi