Ramazani shton kujdesin ndaj rrezikut të kripës

0
269

E përdorë kripën në ushqime për shije shtesë? Pergjigja juaj eshte, Po. Por sa sasi e kripës është e mjaftueshme për trupin tonë? Pergjigja juaj me siguri është ‘Nuk e di’.

Kripa nuk është  ushqim! Andaj nuk duhet menduar se deri sa ka Natrium, apo Klor e gjëra të tilla, ejani tani ta marrim pa kontrollë.

Kripa nuk ka vlera ushqimore. S’ka vitamina, s’ka minerale organike, s’ka asnjë lloj vlere ushqimore. Përkundrazi është i rrezikshëm dhe shkakton probleme në veshka, fshikëz urinare, zemër, arterie dhe vena.

Po pse përdoret kaq shumë? Shumica kryesisht e kanë bërë shprehi me kalimin e viteve. Por shprehi e bazuar në keqkuptimin se për trupin është e nevojshme.

Kripa është e dëmshme për veshkët dhe zemrën. Bile në disa gjendje të semundjes së zemrës kripa edhe në sasi të vogla është shume e rrezikshme.

Kripa ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, gjendje e cila prek miliona njerëz sot. Statistikat tregojnë që Japonezët konsumojnë shumë kripë si pasoj dhe kanë probleme te shumta me hipertensionin.Different-types-of-salt

Sa sasi kripe duhet kosnumuar?

Shoqata Amerikane e Kardiologëve rekomandon që të rriturit e shendoshë mund të konsumojnë deri 2400 miligram kripë në ditë . Ndërsa kërkesat e trupit për nevoja fiziologjike për Natrium është 500 mg në ditë.

Fatkeqësisht neve konsumojmë 2 deri 5 herë më shumë se sa që është e nevojshme.

Ky shtim i kripës është vërejtur përshkak të konsumit të ‘kripës se fshehtë’ e cila ndodhet nëpër ushqimet komerciale që ne i hajmë, si chipsi, fast food etj.

Andaj si konkluzion themi se agjërimi të shton me plot të drejtë dhe në formë indirekte mundëson kujdesin e duhur ndaj kripës.

Agjëro për një jetë me konsum normal të kripës, që ti evitosh shumë sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut të ardhura nga konsumi i tepërt i kripës.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here