Acari i tmerrshëm amerikan, të pastrehët gjejnë shpëtim nëpër xhami (Video)

0
550

Qendra islame e Bostonit në Wayland, Massachusetts ka hapur dyert e saj për të mirëpritur njerëzit e pastrehë që janë prekur nga moti i acartë, deri dhe vdekjeprurës.

Iniciativa, e raportuar nga wcvb.com, vjen pasi disa organizata kanë ndërmarrë një aksion në ndihmë të të pastrehëve që të gjejnë shpëtim nga i ftohti kërcënues.

Së bashku me strehimin, xhamia ofroi një vakt të ngrohtë për të pastrehët, si pjesë e disa përpjekjeve të ndërmarra nga muslimanët për të mbështetur nevojtarët.

Të shtunën, Islamic Relief Canada nisi një apel kombëtar për të ndihmuar të pastrehët gjatë sezonit të dimrit.

Ndërsa temperaturat kanë rënë në -35 në pjesë të vendit gjatë fundjavës, organizatat bamirëse ndërkombëtare do të bashkohen me organizatat lokale në pesë qytete për të nisur një përgjigje të jashtëzakonshme gjatë muajve të dimrit për të ofruar kuti ndihmash për ata që jetojnë në rrugë dhe në strehimore. /tesheshi.com/