Abdul Sattar Edhi i njohur si ”Babai i jetimëve”

Abdul Sattar Edhi i njohur si ”Babai i jetimëve”

Përballja e parë e Abdusatarit me vuajtjen njerëzore ishte në moshën 11 vjeçare, kur nëna e tij ishte paralizuar fizikishtë dhe më vonë vuante njashtu edhe nga sëmundje mentale. Abdusatari kujdesej për të , dhe përkeqësimi i shëndetit të saj dhe vdekja përfundimishtë e zgjuan zemrën e madhe të tij dhe e ndryshuan jetën e tij përgjithmonë.

Abdulsatari themeloi fondacionin Edhi, me një shumë të hollash prej vetëm afro pesë mij rupa. Duke u shquar si njeri i përkushtuar ndaj të varfërve Edhi filloi të pranoj donacione të shumta, e cila i mundësoi atij që ti zgjeroj shërbimet e tij. Deri në ditët e sotme, fondacioni Edhi vazhdon të rritet si në numër 10922663_1583140865231392_4067155747347550653_nashtu edhe në shërbime, dhe është aktualisht organizata më e madhe për ndihmë sociale në Pakistan. Që nga themelimi, fondacioni Edhi ka shpëtuar mbi 20. 000 foshnje të braktisura, ka rehabilituar mbi 50. 000 jetim dhe ka trajnuar mbi 40. 000 motra medicinale. Gjithashtu vepron përmes 330 qendra të ndihmës sociale në pjesën rurale dhe urbane të Pakistanit të cilat operojnë si kuzhina ushqimi, shtëpi rehabilitimi, strehë për gratë e braktisura dhe për fëmijët e braktisur dhe si klinika për të hendikepuarit mentalisht.

Edhi ka mbetur një njeri modest dhe i përulur. Deri më sot, ai posedon vetëm dy palë rrobe, nuk ka marrë kurrë rrogë nga kjo organizatë dhe jeton në një apartment me dy dhoma mbi klinikën e tij në Karachi

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak

Faqja: Mjeku Musliman