Parfumi është i lejuar në fillim të ditës dhe në mbarim të saj, pa marrë parasysh se a është parfumi në formë të avulltë apo i lëngët.
Vetëm se duhet patur kujdes ngase nuk lejohet që parfumi në formë të avulltë të thithet me hundë për shkak se ai përmban disa pjesë të dukshme të cilat nëse i thithë me hundë, ato kalojnë brenda hundës e pastaj deri në lukth. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Lekit bin Sabre:
“Bëje futjen e ujit në hundë sa më shumë(gjatë marrjes abdest) pos nëse je agjërues”.
Sheikh Ibn Uthejmin, (Allahu e meshirofte).