Dështimet e shpeshta të seancave parlamentare pritet të karakterizojnë edhe periudhën gjatë fushatës së tashme për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Këtë e pranojnë edhe deputetët, kur dihet se shumë nga ta janë të pranishëm në fushata për të mbështetur kolegët deputetë që kandidojnë për të parët e komunave të Kosovës.
Adem Grabovci nga PDK thotë se fushata do të ndikojë në punën e Kuvendit, mbajtjen e seancave dhe miratimin e ligjeve.
Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK, fajin nuk e sheh te opozita.
“Pozita e ka shumicën e Kuvendit. Për këtë punë ata duhet të kujdesen. Por, nuk e kanë bërë as në rrethana normale”, ka thënë ai për KTV.
Ndërsa, për Ardian Gjinin, ndonëse zgjedhjet ndikojnë në punën e Kuvendit, deputetët duhet të dinë se çka është prioritet për ta.