DALLIMI MES TE MBULUARES DHE TE PAMBULUARES SI AUTOMOBILI PRIVAT DHE TAKSI
Një shok i imi më tregoi rreth një ndodhie të çuditshme e cila i kishte ndodhur një besimtari.
Ai besimtari një ditë po shëtiste së bashku me gruan e tij të mbuluar në nje park. Në atë kohë, atij i afrohet një njeri së bashku me gruan e tij të zbuluar dhe e pyet atë. “Përse gruaja yte është e mbuluar ? Përse nuk del e zbuluar sikurse gruaja ime ? E përse mbulimi ?
Përgjigja e besimtarit ishte e shkëlqyer dhe kurajoze kur i tha atij: A e di dallimin në mes gruas së mbuluar dhe asaj të pambuluar?
Njeriu qe kishte pyetur tha: Ku pra është dallimi?
Besimtari ia ktheu: ”Ku është dallimi në mes TAKSISE dhe automobilit Privat?
Burri ia ktheu: ”Dallimi është se automobili privat është i vecantë, eshte vetëm për një person e jo për të tjerët.
Besimtari shtoi: ”Po, ashtu është edhe gruaja e mbuluar me atë të pambuluar.Të pambuluaren e shikojnë të gjithë njerezit, shikojnë bukuritë e saj,trupin e saj, etj… dhe ndoshta bëjnë çmos me të, siç ndodh shumë herë.
Ndërsa , gruaja e mbuluar është zonjë e ndershme dhe e posaçme vetëm për burrin e saj, atë nuk e shikojnë burrat e tjerë, nuk e lakmojnë të ligët dhe fesadçijtë, ajo nuk u shfaq fytyren dhe bukuritë e saj para syve të imoralëve, ajo është e ruajtur me hixhabin, nderi i saj është i mbrojtur, trupi i saj është i mbrojtur, etj… Në të njejtën kohë, ajo është e dashur tek bashkëshorti i saj dhe e respektuar , sepse , ai e di se ajo nuk e tradhëton, e di se ajo është e posaçme për të (në shikime) dhe ajo nuk kryen mardhënje të ndaluara me të tjerët.
Qesharaku u turpërua dhe i tha besimtarit: “Unë të kërkoj ndjesë se të bezdisa. Këto fjalë janë mjaftë të rregullta dhe shembulli është i mrekullueshëm. Unë të kërkoj ndjesë për ato fjalë që të thashë dhe pendohem tek Allahu për të kaluarën time”.
Gruaja e tij e pambuluar ndërhyri e tha: “Po pasha Allahun… këto fjalë janë të sakta dhe shembulli është i bukur. Unë, më parë nuk kam dëgjuar të njejtë me këtë shembull i cili më pushtoi tërë zemren time dhe unë gjitashtu pendohem tek Allahu xh.sh. për të kaluarën time.
Bashkëshorti i saj u rikthye përsëri në bisedë për të plotësuar thënjet e tij dhe tha: “Tani unë besoj në hixhab dhe që nga ajo ditë gruaja ime do të hyjë në lulishten e bujarisë dhe do të dalë prej shtëpisë e mbuluar me hixhabin e Islamit dhe me petkun e imanit-besimit, sepse, ndërgjegja ime e kundërshon që gruan time ta shikojnë të gjithë njerëzit.
InshaAllah motra të nderuara e kuptuat se çka u tha më lartë. ALLAHU xh.sh. iu ndihmoftë juve dhe nëse se keni petkuan e Imanit (Hixhabin) Allahu iu drejtoftë nga e mbara dhe ta vëni atë.
——————————————————————————————————————-
Behar Beqiri
Në Prizren
Viti 2004/05
Gjatë studimit në Medresenë e Mesme “Alauddin”
/ * Eshte shperndare neper internet pa reference, eshte i perpiluar dhe marre nga ngjarjet aktuale
——————————————————————–