Nëse kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të afërmëve tuaj, këtë yndyrë/gell detyrimisht duhet ta keni në shtëpi. Është i pazavendësueshëm.
Gelli nga kumaku apo siq quhet ndryshe kalendula (Calendula Officinalis), e përgatitur sipas këtij recepti është univerzal. Përdoret si ilaq për qëllime të trajtimit të lëkurës.
Është i njohur fakti që yndyra/gelli nga kalendula posedon veti antiseptike, antibakteriale dhe veti regjenerative.
Këtë yndyrë shkëlëyeshëm e përballojnë fëmijët, ku përdoret kundër urtikarieve, thumbimeve nga insektet dhe dermatiteve.
Te shtatëzëmat është shpëtim për gjendjen e thimthave të qarë të gjinjëve.
Kjo yndyrë ndihmon te lëndimet prerëse, plagët djegëse, kafshimet e insekteve, dhe sëmundjet mykotike.
Për më shumë, shkëlqyeshëm lufton ndezjet e lëkurës, ekzemën, vragët, venat e zgjeruara të cilat formojnë rrjetën e venave.
Tejet efikase për lëkurën yndyrore të fytyrës dhe për aknet – zvogëlon tajimin e sebumit (yndyrës së lëkurës), patron dhe ngushton poret.
Nëse keni lëkurë të vrazhdë dhe me carje – ky gell do jetë me shumë dobi.
Gelli i përgatitur sipas këtij recepti vërtetë është efektiv, duke i’u faleminderuar vetive të jashtëzakonshme të dyllit të bletave. Pavarësishtë me cfarë recepti e formoni, gelli nga kalendula do të jetë me shumë dobi për ju dhe familjarët tuaj.
Në librin e saj ”Shëndeti nga apoteka e Zotit” Marija Treben, herbaliztja e njohur australiane, U svojoj knjizi “Zdravlje iz Božje ljekarne” Marija Treben, poznata austrijska travarka, dhuron përvojën e saj në përdorimin e gellit nga kalendula.
Njërës nga shoqet e saj duhej ti hiqej urgjentisht njëri nga gjinjët. Ajo kishte përgatitur për të gellin nga kalendula. Gruaja në fjalë e kishte lyer plagën pasoperacionale dhe shume shpejtë plaga qetësohet dhe nuk ka dhembje më, ndërsa shenjat u shëruan më shpejtë se te pacientët e tjerë. Pas kësaj ka qenë e nevojshme një sasi më e vogël e trajtimit me rrezatim se që ishte planifikuar.
Gjithashtu Marija tregon për nje grua, e cila kishtë këmbë plot me ngritje dhe vena të zgjeruara. Ajo i kishte mbeshtjellur këmbët me një leckë të hollë liri të lyer me një shtresë të këtij gelli. Pas 4 javësh nyjet/ngritjet zhduken dhe lëkura e këmbës bëhet më e lëmuar.
Janë recepte të ndryshme për përgatitjen e gellit të kalendulës.
Ua preferojmë këtë recept, përgatitja është e shpejtë dhe e thjeshtë, me vetëm dy përbërës:
Melemi më i mirë nga kalendula – recepti
Përbërësit:
-10 gram dyell blete
-120 ml vaj kalendule
Dyllin e bletës ua preferojmë ta bleni nga bletarët, ndërsa vajin e kalendulës në apotekat bimore apo në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm.
Përndryshe, për përgatitjen e gellit, kush mundet le ta përgatisë edhe vet vajin e kalendulës.
Veprimi:
Vajin dhe dyllin e vendosim në një tenxhere të smaltuar, në avullin e ujit, në zjarr të lehtë.
Përbërjen duhet përzier vazhdimisht deri në shkrirjen e plotë të dyllit.
Kur përbërja të bëhet homogjene, vendoseni atë në sipërfaqe të truezës dhe prisni deri sa të ftohet. Gelli është i gatshëm nëse ka konzistencë të kremit. Nëse gelli është tepër i ngurtë, shtojini edhe pak vaj, nëse është tepër i lëngshëm , shtojini edhe pak dyll.
Gellin e vendosim në një kavanoz të pastërt nga qelqi dhe e lëmë të ftohet.
Pastaj e mbyllim kapakun dhe e ruajmë në frigo.
Afati i përdorimit 1 Vit.
Sipas nevojës, mundë të përgatisni edhe sasi më të madhe.
Provojeni këtë super melem dhe nuk do pendoheni!
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)