Konsumimi i kërpudhave mund të jetë njëjtë efikas ikur edhe konsumimi i suplementeve të vitaminës D, zbulojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët kanë bërë një studim në të cilin e kanë matur nivelin e vitaminës D në gjakun e pjesëmarrësve. Pas 12 javëve me konsumim të përditshëm të kërpudhave, niveli i vitaminës D është rritur dukshëm.
Gjatë ekspozimit në diell, kërpudhat fillojnë prodhimin e vitaminës D, ndërsa studimet e deritanishme kanë zbuluar që ekzistojnë shumë pak bimë me këtë karakteristikë.
Njeriu, në anën tjetër, gjatë ekspozimit në diell, prodhon vitaminën D3, e cila u rekomandohet të gjithë personave me mungesë të vitaminës D në organizëm. Megjithatë, studimet më të reja kanë dëshmuar se vitamina D2 është njëjtë efikase, në krahasim me vitaminën D3.