Ballina Zgjodhëm për ju. TË MARRËSH VENDIM ËSHTË GJË TJETËR DHE TË VEPROSH ËSHTË GJË TJETËR?!

TË MARRËSH VENDIM ËSHTË GJË TJETËR DHE TË VEPROSH ËSHTË GJË TJETËR?!

Në një nga universitetet profesori i pyeti nxënësit e tij dhe ju tha: ‘Nëse mbi një dru janë katër zogj dhe tri prej tyre vendosin të fluturojnë. Sa zogj mbeten mbi dru?!

Të gjithë njëzëri u përgjigjën ‘një’. Përveç njërit i cili i kundërshtoi të gjithë dhe tha se zogjtë e mbetur janë katër! Të tjerët mbetën të habitur nga përgjigja e tij!

Profesori e pyeti se si arriti deri në këtë rezultat?

Ti thave se ato ‘vendosën’ dhe nuk thave ‘fluturuan’, dhe marrja e vendimit nuk nënkupton zbatimin e vendimit – u përgjigj nxënësi!

Dhe me të vërtetë përgjigja ishte e saktë!

Ky rrëfim ta përshkruan shkurtimisht jetën e disa personave!

Në jetën e tyre gjen shumë fjalë të mira dhe pretendime, i sheh të sillen si yje nëpër mexhlise dhe në mesin e shokëve të tyre, mirëpo në jetën e tyre reale nuk janë të tillë.

Shumica janë ata që flasin, por pak janë ata që veprojnë!
‘Të marrish vendim’ është gjë dhe ‘të veprosh’ është gjë tjetër.