Ballina Të tjera Zgjodhem per ju Teksa profeti Muhammed a.s do falej, dikush vendosi t’i hedh një gur...

Teksa profeti Muhammed a.s do falej, dikush vendosi t’i hedh një gur të madh por më pas ndodhi mrekullia.

Nga mrekullitë e profetit Muahmmed alejhi selam është edhe përkujdesi dhe mbrojtja e All-llahut të Madhëruar ndaj tij, si dhe largimi i tij nga çdo gjë, që do ta dëmtonte ose do t’i sillte dëm.
Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë:

” All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve) ” (El Maideh: 67)

Ebu Xhehli ishte një prej armiqëve të Islamit. Një ditë ai i’u drejtua popullit të vet dhe u tha:

– O kurejsh! Me të vërtëtë Muhammedi është duke i ofenduar dhe turpëruar zotat tanë, dhe po thërret që ta braktisim adhurimin e tyre e të adhurojmë vetëm një Zot.

Betohem se nesër do ta pres me një gurë të madh, e kur ai të vijë për t’u falur, e të bjerë në sexhde, do t’ia hedh gurin mbi kokën e tij, e le të bëhet ç’të bëhet.

Pas kësaj mendoj se ju do të jeni të qetë.

Kurejshët në atë periudhë adhuronin shumë statuja të cilat i quanin zota dhe fitonin shuma të mëdha nga fiset arabe që vinin në Mekë.

Kur erdhi e vërteta, ata nuk e besuan profetin Muhammed alejhi selam dhe gjenin mënyra të ndryshme që ta luftonin.

Pasi Ebu Xhehli bëri atë deklarim para Kurejshëve, ashtu ndodhi.

Në mëngjes, Ai e mori një gurë dhe po e priste të Dërgurin e Zotit, Muhammedin alejhi selam që të vinte për t’u falur, ndërkaq kurejshët e tubuar me vëmendje prisnin se çdo të bënte Ebu Xhehli.

Profeti Muhammed alejhi selam ishte i informuar rreth planit të Ebu Xhehlit.

Profeti Muhammed alejhi selam ra në sexhde, Ebu Xhehli mori gurin e rëndë dhe u nis drejt tij, me qëllim që t’ia hidhte mbi kokë, mirëpo sapo iu afrua të Dërguarit alejhi selam filloi të zmbrapsej kurse fytyra e tij ishte zverdhur dhe dukej qartazi një frikë e madhe.

Ai e hodhi gurin larg dhe filloi të ikë. Kurejshët mbetën të habitur nga ajo që ndodhi me Ebu Xhehlin. Përse u tërhoq dhe nuk e hodhi gurin mbi kokën e Muhammedit alejhi selam kur qe shumë pranë tij?! Njëri nga kurejshët u ngrit dhe e pyeti:

– Ç’të ndodhi?! Përse u tërhoqe dhe nuk e hodhe gurin mbi kokën e Muhammedit?!
Ebu Xhehli tha:

– Unë isha duke u afruar drejt tij, kur para meje po qëndronte një deve e madhe, më të madhe se ajo s’kisha parë më parë, dhe u mundua të më kafshojë.

Kjo deve qëndronte mes meje dhe atij.

Unë u frikësova shumë, fillova të dridhem dhe u ktheva prapa i frikësuar.

Kështu All-llahu i Madhëruar e mbrojti pejgamberin e tij Muhammedin alejhi selam.

Edhe pse Ebu Xhehli e kishte gurin në dorë dhe ishte pranë profetit ai nuk mundi te lëvizë. Kjo ishte nje mrekulli që ai e pa me sytë e tij.