Dobitë shëndetësore të vajit të qepës; Mënyra e përgatitjes
Vaji i qepës ka dobi të mrekullueshme shëndetësore sidomos për flokët dhe lëkurën. Vajin e qepës mund ta përdorim gjithashtu në gatime të ndryshme sidomos në salcën e sallatës.
Vaji i qepës është i pasur me: Vitaminë B, C, minerale, sodium, potassium, fosfor, calcium, jod, etj.
Dobitë shëndetësore
– Vaji i qepës është i mrekullueshëm për problemet e lëkurës.
– Ndihmon për kurimin e ekzemës, skuqjet e lëkurës, puçërrat e rinisë, lythat që dalin në pjesë të ndryshme të trupit, heq njollat dhe njëhson ngjyrën e lëkurës.
– Ndihmon edhe për shëndetin e flokëve, ndalon rënien, kuron zbokthin, nxit mbirjen e tij, e gjallëron dhe shkëlqen ngjyrën e tij.
-Pastron gjakun dhe ul kolesterolin në gjak
– Ndihmon për kurimin e infeksionit të fytit, dhimbjet në kraharor, largon gëlbazën dhe kollën kronike.
– Mbron mëlçinë nga viruset.
– Stimulon sistemin tretës.
– Vret baktieret dhe është antibotik natyral.
– Për infeksionet e kyçeve dhe dhimbjet e këmbëve, ndihmon për kurimin e plasaritjeve të këmbëve.
Si mund ta përgatisim?
– Hiqni lëvoren e qepëve.
– Vendosini në një vazo qelqi dhe shtoni vaj ulliri derisa ti mbulojë.
– Vendoseni vazon në një vend me diell për 2-3 javë.
– Gjatë kësaj kohe tundeni vazon herë pas here.
– Pas tre javësh kulloje këtë masë.
– Ju tani keni vaj qepe natyral.