Gjithçka që duhet të dini rreth tuberkulozit

0
256

Tuberkulozi vazhdon të jetë një nga sëmundjet më të përhapura dhe vdekjeprurëse në botë…

Java e parë e janarit cilësohet si “java e tuberkulozit” gjatë të cilës njerëzit informohen rreth tij. Tuberkulozi është një sëmundje e shkaktuar nga mikrobi “Mycobacterium tuberculosis”, i cili zakonisht vendoset në mushkëri por mund të dëmtojë dhe gjëndrat limfatike, kockat, veshkat, barkun dhe cipën e trurit. Një bakter që përhapet me anë të ajrit dhe një sëmundje vdekjeprurëse e cila fatmirësisht mund të kurohet.

Megjithëse është një nga sëmundjet më të vjetra e cila po kurohet prej më shumë se 50-vjetësh akoma vazhdon të cilësohet si sëmundja më e përhapur dhe vdekjeprurëse në botë.

Si ngjitet sëmundja?

Mikrobi i mësipërm kalon nga personi me tuberkuloz tek personat e shëndoshë me anë të ajrit. Dhe rrallë here mund të ndodhë që mikrobi të merret nga produktet e qumështit të bagëtive të prekura.

Cilat janë shenjat?

Sëmundja përparon në heshtje dhe ngadalë. Të sëmurët ankohen për lodhje të përgjithshme, rënie në peshë, temperature të lehtë, djersitje gjatë natës, mungesë oreksi për muaj me radhë. Me kalimin e kohës shtohen dhe të kollit dhe sekrecionet. Sekrecionet mund të shoqërohen dhe me njolla gjaku. Nëse tuberkulozi prek dhe organet tjera si p.sh veshkat i sëmuri mund të urinojë me gjak dhe të ketë rritje të gjëndrave limfatike në qafë.

Cilat janë rrugët e mbrojtjes?

Vaksinimi është rruga kryesore e mbrojtjes kundër tuberkulozit. Vaksinat bëhen rregullisht nga personat e autorizuar duke filluar që në moshën 2-muajshe të fëmijës. Personat që kanë në rrethin e tyre familjar të sëmurë me tuberkuloz duhet të kontrollohen vazhdimisht dhe të bëjnë analizat e nevojshme. Mund të përdoren dhe ilaçe për të shmangur ngjitjen e sëmundjes. Sigurisht që një jetë e shëndetshme, e rregullt, lënia e cigares, alkoolit dhe lëndëve narkotike, vlerësimi i pastërtisë, ushqyerja e mjaftueshme etj, janë shumë të rëndësishme për të kontrolluar sëmundjen ose për të mos u prekur fare nga ajo. Nuk është e thënë që një person me tuberkuloz të mos preket më vonë përsëri nga e njëjta sëmundje. Edhe ai duhet të marrë të njëjtat masa dhe të tregohet i kujdesshëm në jetën e tij.

A ngjitet mikrobi i tuberkulozit nga çdo i sëmuri?

Të sëmurët me sekrecione të shumta dhe kollë të forte janë më të rrezikshëm. Personat me tuberkuloz në organet e tjera pas 15 ditëve të para të kurimit nuk përbëjnë rrezik për personat tjerë.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?

Periudha e shfaqjes së sëmundjes pas marrjes së mikrobit ndryshon nga një person tek tjetri. Personi i prekur nga mikrobi mund të sëmuret pas 1-2 muajsh, ndonjëherë pas disa viteve e ndonjëherë nuk preket nga sëmundja.

Si kurohet?

Mënyra klasike e kurimit të tuberkulozit është kura me ilaçe. Por sigurisht që ka dhe gjëra që duhet t’i bëjë vetë i sëmuri. Duhet të tregojë kujdes ndaj ushqyerjes, të mbajë të forte sistemin imunitar (vitamina C është shumë e rëndësishme) dhe të pushojë. Kura e tuberkulozit është afatgjatë dhe i sëmuri duhet të qëndrojë nën kontrollin e mjekëve. Mjeku mund ta zgjasë afatin e kurës sipas rastit. Përdoret më shumë se një ilaç sepse bakteret mund të tregojnë rezistencë ndaj një ilaçi. Nuk duhet harruar se diagnostikimi i hershëm i sëmundjes është shumë i rëndësishëm për fillimin e menjëhershëm të kurës. Në këtë mënyrë parandalohet prekja e personave tjerë nga sëmundja dhe minimizohet afati i kurimit. /Start

Source link

M.I

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here