Tetë nga të infektuarit janë homoseksualë, në moshë prej 20 deri më 29 vjeç. Më i riu nga ta është një i mitur nga Shkupi.
Vetëm tre nga 11 të infektuarit, kanë pranuar sëmundjen përmjet marrëdhënieve të pa mbrojtura me partner femër.
Dr. Zharko Karaxhoski, shef i repartit për sëmundje seksuale ngjitëse, HIV dhe sidë pranë Institutit për shëndetësi, konfirmon se gjatë 10 viteve të fundit, numri i meshkujve që janë infektuar përmes marrëdhenieve seksuale me meshkuj, është pesë herë më I madh – nga 10, në 51 persona. Në periudhën prej vitit 1987 deri më 2004 janë regjistruar vetëm 10 meshkuj me HIV/Sidë në Maqedoni, të cilët virusin e kanë marrë përmes marrëdhënieve me meshkuj, ndërsa nga viti 2005 deri më 2014, ka 51 raste të reja të meshkujve që janë infektuar përmes marrëdhënieve seksuale me meshkuj.