Servilizmi i pushtetit nuk njeh kufij: Veseli kujton Papa Klementi XI – Albani

0
180

foto

Nëkryetari i Partsë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka kujtuar përvjetorin e vdekjes së figurës së madhe botërore me origjinë shqiptare Papa Klementi XI – Albani i cili ndërroi jetë më 19 mars 1721.

“Sot, kujtoj me mirënjohje të thellë, përvjetorin e vdekjes së figurës së madhe botërore me origjinë shqiptare Papa Klementi XI – Albani i cili ndrroi jetë më 19 mars 1721.

Ky ishte papa i katërt me origjinë shqiptare pas: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).

Në histori ashtu sikurse në studimet mbi kulturën shqiptare emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me origjinë shqiptare apo si shqiptari i madh që ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703.

Organizimi i Kuvendit të Arbërit ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombin shqiptar, pasi që klerikët ishin të parët, që filluan të shkruanin dhe të ngrisnin tempujt e parë të gjuhës dhe letërsisë shqipe”, ka shkruar në rrjetin social facebook Veseli. /Indeksonline/

Ia kujtojmë Kadri Veselit se shqiptarët kanë pasur dijetarë musliman të cilët i kanë bërë të njohur në të gjithë boten Islame e ata janë Imam Muhamed Nasirudin el-Albani, Imam AbdulKader Arnauti, Imam Shuajb Arnauti, Imam Vehbi Sulejman Gavoçi e shum e shumë dijetarë tjerë. Por kjo nuk tregon asgjë tjetër, vetëm se servilizmin politikë të politikanëve tanë, ALLAHU na ruajtë sherrit tyre amin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here