8. Baza shkencore e Hixhames

0
570

Disa nga aspektet shkencore që kanë të bëjnë me mënyrën e veprimit të Hixhames (Cupping Therapy) janë si vijon:

Dr. Naser Saleh kishte shkruar se; Hixhama (cupping therapy) është një proqes I largimit të toksikozës me nitrate te njerëzit e cila ndodhë gjatë metabolizmit entero-hepatik të nitrateve në amoniak, ku nitriti është si ndërmjetësues. Nitritet oksidojnë atomet e hekurit në hemoglobin nga hekuri ferroz (Fe2+) në hekur ferrik (Fe3+).11789_512580255474947_1171642347_n

Një mjek Egjiptian, Dr.Sahbaa ka shkruar se ekspertët e Hixhames kanë vërejtur përmirësim të thëksuar të gjendjes klinike të pacientëve posaqërishtë në shkallën analoge të dhembjes, në mënyrë sinjifikante redukton vlerën e markerëve laboratorik të aktivitetit të sëmindjes, dhe modulo, rregullon gjendjen e qelizave imunitare veqanërishtë përgjigjen e sistemit jo-specifik imunitare të qelizave NK {ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} dhe përgjigjen e sistemit umin specific SIL-2R.

Dr. Katase nga Universiteti Osaka mbron faktin se hixhama (cupping) ndikon në përbërjen e gjakut duke rritur sasinë e qelizave të bardha dhe të kuqe si dhe ndryshon gjakun acidic në atë alkalin apo gjak neutral, duke rezultuar kështu me pastrimin e tij. Gjithashtu pastron trupin nga iritantët e akumuluar që janë shkaktar I inflamacioneve.

Në ‘’British Medical Journal’’ më 23 Shkurt të vitit 1924, faqja 352, Dr. Robert J. Simons (Franqez) konkludoi se hixhama meriton të ketë një vend në metodat terapeutike moderne bazuar në arësyet në vijim:

Pas veprimit të hixhames, ne shohim se ngjyra e lëkurës ndryshon nga pink e qeltë në atë të kuqe të mbylltë, si rezultat I nxjerrjes së gjakut nga kapilarët në indin e butë. Ky gjak I indeve të thella pëson shkatërrim, globulinat e kuqe zbërthehen dhe kështu lirojnë toksinat me të cilat kanë qenë të nfopura Brenda tyre. Përveq kësaj ne vërejme polinukleozë të konsiderueshme, e cila I mundëson pacientit të I rezistojë patogjenëve infektiv. Në kirurgji, hixhama përdoret për trajtimin e absceseve të thella, ngritjeve dhe antraksit pas incizionit (prerjes). Drenon jashtë përmbajtjen, gati pa dhembje fare, dhe lejon shërimin e shpejtë të plagës.

Në ‘’Internet Journal of Alternative Medicine’’, viti 007, Vëllimi 4 Numër 1, shkruan: Në nivel biologjik, ngjashëm me akupresurën dhe akupunkturën, cuping therapy apo hixhama vepron duke stimuluar apo duke aktivizuar (1) sistemin imun; (2) sekretimin e Enkefalinës; (3) lirimin e neurotransmiterëve; (4) vazokonstriksionin dhe vazodilatimin, dhe (5) portat për dhembje në SNQ të cilat e interpretojnë senzacionin e dhembjes (NIH Concensus Development Panel, 1998). Së fundmi, besohet se ngacmimi I pikave të hixhames mundë të sjellë deri te tejngarkesa e portave të dhembjes kjo si pasojë e rritjes së frekuencës së impulsive, duke dhënë përfundimishtë mbyllje të portave të dhembjes me cka edhe reduktim të dhembjes (Oumeish, 1998; Cad ëell, 1998).

Në ‘’American Journal of Chinese Medicine’’, Vëllimi 36, Nr.1, faqe 42, është shkruar se mekanizmi I hixhames së lagësht dominon nga veprimi në funksionin e sistemit nervorë, hematologjik dhe imunitar.

Në sistemin nervor, efekti kyq është me gjasë rregullimi I neurotransmiterëve dhe hormoneve si serotonina (pllakëzat e gjakut), dopamine, endorfina, CGRP  (Peptidi I lidhur me Gjenin-Kalcitoninë) dhe acetilkolina. Për më tepër, duket se hixhama e lagësht ka efekt në ngarkesën negative të qelizave nervore.

Në sistemin hematologjik, efekti kyq është me gjasë përmes dy rrugëve: (a) rregullimin e sistemit të koagulimit dhe anti-kagulimit (psh. ulje të vlerës së elementit hematologjik si fibrinogjeni), dhe (b) ulje të HCT-së (Hematokriti), e pasuar nga rritja e fluksit të gjakut dhe gjithastu nga rritja e oksigjenimit të organeve.

Në sistemin imunitar, efekti kyq me gjasë është përmes tre rrugëve:

(a) Iritimi I sistemit imunitar duke prodhuar inflamacion local artificial, e pasuar nga aktivizimi I sistemit komplementar dhe me rritje të vlerës së produkteve imunitare si interferoni dhe TNF (faktori tumor nekrotizues);

(b) duke dhënë efekt mbi trumzën (timusin);

(c) Kontrollimin e lëvizjes së limfës dhe rritje te fluksit të limfës në enët limfatike.

Tani le ta ringjallim Sunnetin e Profetit tonë të dashur duke fituar kështu bekimet e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër.

Referenca: Dr.Sohail Zafar MBBS (KEMC) DOMS

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini