7 POROSI EDUKATIVE NGA FËMIJËRIA E MUHAMMEDIT S.A.V.S.

0
222

7 POROSI EDUKATIVE nga fëmijëria e Muhammedit s.a.v.s. që mund t’i praktikojmë gjatë edukimit të fëmijëve

Shtatë detaje edukative nga fëmijëria e Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem që mund t’i praktikojmë në edukimin e fëmijëve tanë.

1) Shoqërimi me gjyshin Abdul-Mutalibin. Gjyshi i Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, shpesh e merrte nipin e tij Muhammedin dhe me të rrinin në vend të posaçëm në Kabe. Së bashku pushonin nën hijen e Kabes. Deri sa e shikonte, nganjëherë i thoshte: “Ky djaloshi im një ditë një ditë do të bëhet personalitet me rëndësi.”

Urtësia – merrni fëmijët tuaj në xhamia, le të kënaqen me bukurinë dhe qetësinë e saj. Inkurajoni fëmijët tuaj se do të bëhen njerëz të mëdhenj dhe suksesshëm kur të rriten. Inkurajoni fëmijët që nga këmbët e vogla, pa dyshim me mundin dhe edukimin tuaj.

2) Mëndesha Halime. – Traditë arabe ishte që, fëmijët deri sa ishin të vogël të dërgohen në fshatrat shkretinore, me qëllim të forcimit fizik dhe të folurit elokuent. Mu kjo i ndodhi të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, tek fisi Benu Sa’d. Për shkak të ajrit të pastër, ushqimit të shëndoshë dhe shoqërimit me fëmijë të cilët flisnin gjuhën e pastër arabe, Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem u forcua fizikisht dhe përsosi gjuhën arabe. Ebu Bekri radijAllahu anhu thoshte: “Nuk kam parë asnjë njeri që fliste më rrjedhshëm se ty o i Dërguar!” Ai i përgjigjej: “Pse çuditesh o Ebu Bekër, unë rrjedh nga fisi Kurejsh, ndërsa qumësht kam pi te fisi Benu Sa’d.”

Urtësia – T’i mësojmë fëmijët tanë të flasin rrjedhshëm, t’ua mësojmë edhe gjuhët e huaja, në veçanti gjuhën arabe, ashtu që rrjedhshëm ta lexojnë Kur’anin. Gjithashtu, fëmijët ushqeni shëndetshëm që në fëmijëri që t’u forcohet imuniteti.

3) Hapja e gjoksit të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem. – Qysh si fëmijë, deri sa jetonte te mëndesha Halime, i erdhi meleku dhe ia hapi kraharorin dhe ia pastroi zemrën, që ta pamundësoj ndikimin e shejtanit.

Urtësia – Të mundohemi që kraharori i fëmijëve tanë të jetë i pastër, përplot mirësi, fisnikëri dhe sinqeritet.

4) Shkathtësitë sportive – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, gjatë kohës së fëmijërisë, admironte katër sporte. Notin e mësoi që në moshën gjashtë vjeçar, deri sa me të ëmën Eminen ishin në vizitë në Medine. Përveç notit, e dëshironte vrapin, gjuajtjen me hark dhe shigjetë si dhe kalërimin.

Urtësia – T’i mësojmë fëmijët tanë të merren me sporte, në veçanti ato që janë të dobishme për shëndetin dhe trupin, dhe ato që janë në dobi të shoqërisë.

5) Vizita e Medines më nënën Eminen – Kur ishte gjashtë vjeç, me nënën e tij Hazreti Emineja vizituan Medinen me qëllim që ta mësonte barrin e babait të tij Abdullahut. Përveç kësaj, ata vizituan dhe njoftuan dajallarët nga fisi Benu Nexhar.

Urtësia – Mësoni fëmijët tuaj t’i mbajnë marrëdhëniet familjare ashtu që të shkoni në vizitë së bashku me fëmijët.

6) Vdekja e nënës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem, Emines – Gjatë kthimit nga Medina, në vendin e quajtur El-Ebva, Emineja ndërroi jetë. Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj, i Dërguari i Allahut e vizitoi varrin e saj dhe qau si fëmijë. Qau ngase i mungonte nëna dhe dashuria e saj.

Urtësia – Të mundohemi që në zemrat e fëmijëve tanë të mbjellim dashuri ndaj nënës, në veçanti deri sa është gjallë.

7) Vdekja e gjyshit të Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, Abdul-Mutalibit – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë i kishte tetë vjet. Vdekja e tij, ishte një porosi nga ana e Allahut: “Të vdiq babai, mandej nëna, tani edhe gjyshi; i vetmi që do të jetë gjithmonë me ty është Allahu Fuqiplotë.”

Urtësia – T’i mësojmë fëmijët tanë që, pa marrë parasysh nëse mbeten të vetëm në jetë, Allahu është gjithmonë me ta, dhe nëse i drejtohen Atij me sinqeritet, do t’i mbrojë dhe ndihmojë, bile edhe sikur e gjithë bota të jetë kundër tyre.

Përktheu: Lutfi Muaremi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here