Home Mëso Islamin ”3.600” Sevape brenda vetëm katër minutave

”3.600” Sevape brenda vetëm katër minutave

Këto sevape mund t’i fitosh nëse Allahu ta mundëson
t’i falësh dy rakate duha (namaz i paraditës).
Për këto dy rekate të nevojiten rreth katër minuta dhe fiton 3.600 sevape.

Ebu Dherri, radijallahu anhu, transmeton
se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
”Për çdo nyje të trupit duhet të jepet sadaka. Kështu, çdo tesbih ( Subhanallah ) është sadaka, çdo tahmid ( Elhamdulilah ) është sadaka, çdo teblil ( Laa ilaahe il-lallah ) është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhërimi në të mirë dhe ndalim nga e keqja është sadaka, por e barabartë me të gjitha këto është falja e dy rekateve para mesditës.”
( Muslimi )
11180598_908536655884964_6360640863056679563_n

Një version tjetër i transmetimit thotë:
”Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje duhet të japë sadaka.”
Sahabët pyetën;
”Kush mund ta bëjë këtë o i Dërguari i Allahut ?”
Ai, salallahu alejhi ue selem, tha:
”Ai i cili e mbulon pështymën në xhami ( atëherë xhamitë ishin me rërë ), ose ai i cili largon pengesat nga rruga, por e barabartë me këto është falja e dy rekateve të paraditës ( duha ).”
( Transmeton Ebu Davudi, Imam Ahmedi, Ibn Hibani dhe Ibn Khuzejma )

Njeriu ka 360 nyje, për çdo nyje një sadaka dhe tek Allahu dhjetëfishohet sadakaja, kjo do të thotë 3.600 sevape.
Në një ditë 3.600 sevape.
Në një muaj 3.600 x 30 = 108.000 sevape.

Marrë nga libri: “KODRA ME SEVAPE PËR PAK MINUTA”

 

Previous articleHedhja e kupave në mjekësinë Kineze
Next articleHixhameja dhe vlerat e saj