23 – O ZOTI YNË, LARGO PREJ NESH VUAJTJET E XHEHENEMIT

0
229

O Zoti ynë, largoje prej nesh mundimin e xhehenemit! Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij (zjarrit), është shkatërrim i paevitueshëm, me të vërtetë, ai (xhehennemi), është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar.[1]

(Garamen) – pandalshëm, i përhershëm.

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar është një prej lujeve dhe atributeve të robërve të Allahut me të cilat Ai i përshkroi dhe i lavdëroi me atributet më të larta, i cilësoi me cilësitë më të bukura, aneksoi tek Vetja e Tij Fisnike, në shenjë nderimi për ta, për të treguar pozitën e vyer, kështu duke i paraprirë këtyre atributeve me fjalë : “Robërit e Mëshiruesit”.

Dhe atë se robëria është dy llojësh:

1) Robëri ndaj njëshmërisë së Allahut dhe Qenies së Tij. Këtu bëjnë pjesë gjitha krijesat; muslimanë dhe jomuslimanë, të mirët e të këqijtë, që të gjithë janë robër të Allahut, të zotëruar, të udhëhequr nga Ai. “S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm“.[2]

2) Robëria ndaj njëshmërisë së Tij në adhurim. Ky lloj robërimi është i veçantë, është robërim i profetëve, të devotshmëve. Dhe ky lloj robërimi është për qëllim në ajet. Për këtë i aneksoi në emrin e Tij “Mëshiruesit”.

Sa nderim madhështor, për ata që janë sikur shembulli i tyre. Më pas përmendi veçori të bukura, të lutjeve që ata luteshin, e thanë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh mundimin e xhehenemit!”. Pra, O Zoti Ynë na shpëto nga dënimi i xhehenemit, prej shkaqeve të shpëtimit që në dynja; lehtësimin e veprimit të veprave të mira, dhe largimin nga të këqijat që shpiejnë në të. Kjo është një shënjë se çfarë i duhet besimtarit prej; frikës nga dënimi, duke shpresuar në shpërblim. Kështu që bashkon mes frikës dhe inkurajimit, po si dy krahë të shpendit. Dhe se robi nuk duhet të mashtrohet me veprat e tija, sdo që të jetë i devotshëm, sepse ata (robërit e Mëshiruesit) me gjithë atributet fisnike që kishin frikoheshin nga dënimi i Allahut. I luten Allahut që ta largon xhehenemin prej tyre, pa u mashtruar ata prej veprave të tyre. Dhe kjo gjendje është një prej adhurimeve të mira dhe të plota.

Sikur që pohon Allahu për besimtarët: “dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre“.[3] Të cilin ajet na e shpjegoi i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem. Në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: e pyeta të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë ajet; A janë ata të cilët pijnë alkool dhe vjedhin? Ai tha: “Jo oj bija e Sidikut, ata janë të cilët agjërojnë, falen, japinë lëmoshë, dhe kanë frikë që mos t’ju pranohen. Këta janë ata të cilët shpejtojnë në vepra të mira”.[4]

Fjala e Allahut: “dënimi i tij është i pandalshëm”. Më pas përmendi shkakun e kësaj lutje; dënim i keq e i vazhdueshëm, shkatërrim i pandarë për atë që dënohet në xhehenem. Kështu që kupimi i fjalës (غراما) shoqërues i pandarë. Për këtë Haseni thotë: “Çfarëdo që e godet birin e Ademit, dhe ajo i tejkalon, nuk quhet (غراما) sepse (غراما) është që e shoqëron atë pë ar sa do të ekzostojnë toka e qiejt.

Fjala e Allahut: “është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar “. Pra, sa vend i keq në pamje, e sa vendbanim i keq që është. Këtë lutje ata e shprehin në formë të frikës, duke dhënë mundin e fundit në kërkim shpëtimi prej saj, sikur të jenë të fundosur në mëkate.

Këtu vie ne pah rëndësia e kërkim mbrojtjes nga zjarri, pasi që filluan kërkimin e mbrojtjes me të, sepse është e keqja më e madhe nga e cila Allahu na e tërhoqi vërejtjen. Këto lutje tregojnë se preferohet që lutësi të përmend shkakun e lujes ” është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar “.

Dobi nga kjo lutje

Rëndësia e kësaj lutje.
a) pasi qe Allahu e përmendi për njerëzit të cilët Ai i lavdëroi, dhe i emërtoi robër të Tij në këtë Libër i cili do lexohet deri ditën e Kiametit.
b) kjo lutje u përmend me foljen e kohës së tashme: “dhe ata që thonë” që tregon për shpeshtimin e shumtë të kësaj lutje, dhe vazhdueshmërinë në të.
Preferohet që lutësi të përmend shkakun dhe arsyen e lutjes, si në rastet; Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij. Dhe ; është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar.
Duhe që lutësi të bashkon mes frikës dhe shpresës, dhe se kjo mënyrë është më afër pranimit.
Zgjatja e lutjes është e preferuar tek Allahu, siç shihet në zgjatjen e lutjeve duke përmendur arsyet e lutjeve.
Përktheu nga gj arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Furkan, 65-66.

[2] Sureja Merjem, 93.

[3] Sureja Mu’minun, 60.

[4] E shënon Tirmidhiu, 3175.

Source link

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here