2012 – Fundi i Botës? Shkruan: Lulzim SUSURI

0
278

Kanë mbetur pak ditë nga ndrrimi i vitit gregorian dhe ardhja e vitit 2012. Mirëpo, për fat të keq, ky vit nuk është duke u pritur me entuziazëm nga shumë njerëz të cilët kanë rënë viktimë e mosbesimit të tyre (bashkangjitja edhe ndikimit të mediave). Ata kanë pasur zakon që të gëzohen në fund të vitit dhe ta presin atë në forma të ndryshme (të cilat nuk janë të lejuara) porse sivjet përqëndrimi i tyre është në një ngjarje tjetër e cila u ka krijuar komplekse të mëdha në mendje sa nuk po e ndiejnë aspak veten rehat tash e gati dy vite që nga publikimi i filmit 2012 pëmes të cilit u ndikuan dhe ranë pre e tij duke krijuar bindjen se në këtë vit do të ndodhë Kijamet.

Për fat edhe më të keq pati edhe nga radhët e muslimanëve që e besuan një shpifje të tillë edhe pse e kanë lexuar Kuranin, kanë dëgjuar derse e kësilla nga hoxhallarët.

Të gjthë jemi dëshmitarë të frikës nëpër popull, sidomos tek perëndimorët, jemi dëshmitarë të thashëthemeve, e të përfolurit dhe përfundimeve të tyre se a do të ndodhë vërtetë apo jo, të hulumtuarit se kush qenka Nostrodamusi, etj. disa të rinjve filloi tu humbë ritmi i jetës dhe kuptimi i saj….

Kështu kjo ishte një sfidë e radhës për mbarë njerëzimin duke mos përjashtuar prej saj edhe shumë musliman.

Ky konstatim, qoftë i magjistarëve, apo i filmave është në kundërshtim me atë që na mëson Kurani, Fjala e Allahut, i Cili krjoi çdo gjë në këtë tokë, i Cili udhëheqë çdo proces në gjithësi, me lejen e Tij bie çdo fletë nga degëa e saj. Ai tregon se dijen e ndodhisë së kijametit e ka mbajtur për vete dhe nuk ja tregoi as edhe më të dashurit të Tij, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem.

Zoti thotë:

Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (pse kjo gjë është e fshehtë).” (S. Araf, 187)

Çastin e kësaj ndodhie nuk e di as edhe Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, edhe pse shpesh pyetej për të. Nëse shikojmë hadithet që tregojnë këto raste do të vërejmë se janë shumë, ngase njerëzit interesoheshin për të por megjithë ato pyetje të shumta prapë Allahu nuk ja zbuloi çastin e saj por e mbajti në dijen e Tij personale.

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, një ditë po qëndronte me shokët e tij kur erdhi Xhibrili, alejhi selam, dhe ndër të tjera e pyeti: “kur do të ndodhë Kijameti? E Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ju përgjigj: I pyeturi nuk di asgjë më shumë se pyetësi” (do të thotë derisa ti nuk e di atëherë as unë nuk e di.) (Buhariu dhe Muslimi)

Pa dashur ta zgjeroj temën më shumë do t’i referohesha disa pikave dhe do këshilloja çdo njeri me këto fjalë:

1-Mos u frikësoni për ardhjen e 2012-tës sepse Kijameti nuk ndodhë ndryshe veçse papritmas. Për të nuk ka parapregatitje, pasi nuk e ka ditur Profeti Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem, atëherë nuk mund ta dijë asnjë magjistarë, mashtrues e as regjisorë filmash.

2-Fakti se do të ndodhë Kijameti, është i sigurt, këtë gjë ne e vërtetojmë dhe thërrasim në të besuarit në të, bile besimi i tillë është kushti i pestë nga gjashtë kushtet e Imanit për secilin musliman. Në këtë temë unë jam duke mohuar diturinë apo pretendimet se kur do të ndodhë e nuk mohoj se ajo një ditë kur nuk e di askush do ta godet botën.

3-Habitem me njerëzit sa lehtë ju besojnë thashethemeve misterioze apo filmave që xhirohen me komoditet duke u shashtrisur prej asaj që ofrojnë ata e në anën tjetër sa miljona hoxhallarë nëpër botë gjatë gjithë historisë ju flasin xhematit që të kenë firkë nga Dita e Kijametit e në anën tjetër shumica e popullit nuk duan t’ia dinë për të, përkundrazi janë në një gaflet (ëndërrim) të madh.

4-Nuk është hera e parë që njerëzit mashtrohen me “parashikime” të tilla, e njejta gjë u servua në popull edhe në vitin 2000 ku shumë kompani ajrore ndërprenë fluturimet atë natë nga frika e shkatërrimit të botës, e pasi nuk ndodhi atëherë e ndërruan datën duke i frikësuar edhe një herë tjetër, në vitin 2012. pasi të dështojë edhe ky “parashikim” jam i bindur se do ta shpikin një vit tjetër i cili do të vazhdonte të jetë hal në sy dhe thikë në zemër për ata që i besojnë këtyre gjërave.

5-Sikur të kishte dobi nga njohja e datës së Kijametit atëherë Allahu askuj nuk do t’ia linte që ta zbulonte apo supozonte por do ta kishte treguar Ai Vet në Kuran apo përmes gjuhës së Profetit të Tij, kështu nuk do t’i vinte radha magjistarëve të na e tregonin atë datë.

6-Njerëzit janë të prirë që shumë shpejt t’i besojnë mashtrimeve të mashtruesve ndërsa vështirë mund të binden të besojnë në realitetin e Kuranit, nëse tërë ditën ju flet për një ngjarje kuranore prapë dyshojë kurse nëse një film e shohin, apo të ngjashme, menjëherë krijojnë bindjet e tyre. Dikush pyet pse kështu? Them për shkak të shejtanit që ua ka kapluar zemrat e tyre dhe inorancës e cila i ka dehur duke mos ditur çfarë po bëjnë e as mundur të analizojnë.

7-I këshilloj të gjithë të mos interesohen e as pyesin se kur do të ndodhë Kijameti, por të pyesin se çfarë i shhpëton nga vështirësitë e Kijametit, kjo do tu bënte dobi ndërsa e para sju sjellë asgjë, as vonim e as përshpejtim të kijametit përkundrazi makth në vete.

8- Pa marrë parasysh e di apo jo kur do të ndodhë Kijameti kjo nuk do të thotë asgjë, nuk e vonon e as përshpejton atë, ai prapë do të ndodhë në çastin e ditur nga Allahu.

9-Ti musliman që ke besuar në këtë mashtrim të lus që të besosh në Librin e Zotit dhe fjalën e Profetit tënd, sal-lallahu alejhi ue selem, e jo në fjalët e dikuj tjetër.

10-Le ta dijë secili musliman se të besuarit në trillime të tilla, shpikjeve të magjistarëve, parashikimeve të parashikuesve të gjitha këto janë mëkat i madh, ato janë dalje nga feja andaj mos u beso. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, na mëson se njeriu që shkon tek fallxhori për ta dëgjuar atë nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë, kurse nëse i beson atij atëherë do të dalë nga feja. Ky është rrezik i madh për juve të nderuar umet i Islamit. Këshilloj që të pendohemi e të largojmë bindjet e tilla sepse fundin nuk e kanë të mirë.

11-Ata që nuk duan të dëgjojnë mësimet e Zotit atëherë i themi të jetojnë me makthet dhe mallkimet e veta sepse askush nuk ta bënë çfarë ta bënë vetvetja.

Akoma nuk e di…

12-Vetëm një pikëpyetje të madhe akoma nuk jam duke mundur ta zhduki nga mendja, ajo është fakti se mos ndosha ky lajm ose kjo shprehje ka kuptim alegorik dhe pas vetes fsheh ndonjë plan të keq që janë duke e përgatitur armiqtë e Islamit kundër muslimanëve e që tani vetëm era po i ndihet kurse krisma pas 2012. Ashtu siç ndodhi me parashkimet e vitit 2000 ku gati dy vite pas u vërtetua se njëmend ndodhi një lloj kijameti por jo për të gjithë botën mirëpo për disa shtete muslimane që ranë viktimë e bindjeve të gabuara dhe të ngutshme të disa individëve karshi tyre. Kështu po pyes veten a thua edhe kësaj radhe fshihen mesazhe të tilla. Lus Zotin të mos jetë i vëtetë ky paragjykim i imi.

A kam pasur të drejtë apo jo, mbetet të vërtetohet në ditët, muajt dhe vitet në vijim.

Lulzim Mehmet Susuri

30/10/2011

Burimi: www.Ehlihadithi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here